Televizori më i mirë për
lojëra
Lojërat janë më të gjalla se kurrë
më parë. Lexoni për të zbuluar se si
zgjedhja juaj e televizorëve mund t’i
bëjë ato përvoja loje
edhe më të mira.
Kur jeni gati të blini një televizor të ri për lojëra, këto janë gjërat që duhet të konsideroni:
Loja fillon së shpejti, prandaj merrni atë që ju duhet.
Lidhja praktike
Kur luani në konsola lojërash si Xbox One, PS4 dhe Nintendo Switch, gjëja e parë që duhet të konsideroni është sa praktike është të konfiguroni mjedisin e lojës. Sa fantastike do të ishte nëse televizori mund ta njihte automatikisht një konsolë loje kur lidhet? Çfarë është më e mirë është që televizori të tregojë se çfarë lloj konsole loje lidhet dhe të kalojë në atë portë çdo herë që ndizet. Mos humbni funksionin e zbulimit automatik.
Figurë dhe tingull të optimizuar
Asnjëherë nuk është e lehtë të shikoni armiqtë e fshehur në errësirë. Megjithatë, me teknologji të tilla si Dynamic Black Equalizer kjo nuk është problem. Dynamic Black Equalizer funksionon duke analizuar skenat e errëta të një loje dhe duke zbuluar objektet brenda tyre. Më pas optimizon nivelet e të zezës duke ndihmuar në zbulimin e gjërave që nuk mund t’i shikonit qartë më parë. Përveç kësaj, janë gjithashtu të domosdoshme teknologjia HDR, që i bën gjërat të duken më reale, dhe cilësimet e optimizuara të tingujve. Dhe me tingullin e optimizuar për t’iu përshtatur çdo lloj loje që zgjidhni të luani, ju mund të keni sigurinë që do t’i shijoni plotësisht të gjitha lojërat tuaja.
Vonesë e ulët e hyrjes
Mos i pulisni sytë! Kur luani lojëra sportive, aksion ose FPS (me qitës në vetën e parë), vonesa njësekondëshe përcakton kush fiton ose humb. Kjo është arsyeja pse koha e reagimit të televizorit është kaq e rëndësishme dhe pse për lojërat është i domosdoshëm një televizor që ka vonesë të ulët të hyrjes. Kur matet shpejtësia, vonesa e hyrjes, që është vonesa mes shtypjes së butonit në telekomandë dhe shikimit të reagimit në lojë, matet me ms (milisekonda). Sa më e ulët të jetë vonesa, aq më i shpejtë do të jetë reagimi. Prandaj, një televizor që ka përpunim të lehtë të ekranit pa ngecje (FreeSync) ndërkohë që mban një vonesë të ulët të hyrjes, është patjetër zgjedhja më e mirë.
Modaliteti Loje
Për t’i ndihmuar lojtarët të nisin lojën sa hap e mbyll sytë, televizorët për lojëra ofrojnë një veçori të quajtur Modalitet Loje që i vendos automatikisht specifikat e nevojshme si figurën dhe tingullin në nivele optimale, gjithçka duke mbajtur të ulët vonesën e hyrjes. Mos harroni, përmirësimi i cilësisë së figurës nuk duhet të rrisë vonesën e hyrjes sepse një Modaliteti i Lojës vërtet e përmirëson cilësinë e figurës pa ndikuar te vonesa e hyrjes.
Ekran i madh
Shpesh thuhet se kur blini një televizor, sa më i madh, aq më mirë është dhe e njëjta gjë është e vërtetë edhe kur zgjidhni televizorin më të mirë për lojëra. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur garoni me shokët në një lojë me shumë lojtarë ose keni një konkurs kërcimi me familjen në shtëpi. Një ekran më i madh e bën çdo lojë shumë më argëtuese dhe emocionuese.