Si t’u jepni zgjidhje mesazheve të gabimit për USB-në gjatë përditësimit të modeleve të televizorëve Kant-SU2 dhe Kant-S2.

Gjatë përditësimit të modeleve të televizorëve të vitit 2020 (Kant-SU2 dhe Kant S2) me anë të diskut USB, mund t’ju shfaqet në ekran një mesazh gabimi. Mund ta zgjidhni këtë problem me udhëzuesin e mëposhtëm për përditësimin e firmuerit të televizorit Samsung.

Ku televizori shfaq vetëm një mesazh gabimi për USB-në


Nëse televizori nuk punon dhe nëse shfaq pamjen e mëposhtme gjatë përditësimit të firmuerit për modelet Kant-SU2 ose Kant-S2, duhet të dini cili është shkaku i problemit.

Mesazh gabimi USB

Ky është një problem softueri dhe përditësimi në versionin përfundimtar kryhet pasi është rindezur dy herë sistemi i aparatit. Nëse e hiqni diskun USB ose nëse e fikni pajisjen përpara se të përfundojë rindezja e sistemit për herë të dytë, në ekran do të shfaqet një ikonë me mesazh gabimi USB.
 

  • Mos e hiqni diskun e memories USB.
  • Mos e hiqni spinën nga priza e rrjetit të energjisë.
  • Mos e fikni televizorin.
Shkaqet e mesazhit të gabimit USB

Shënim: Nëse e hiqni diskun e USB-së ose nëse e hiqni spinën nga priza e rrjetit, mund të ketë probleme me firmuerin ose mund t’i ndodhë avari pllakës së qarkut kryesor. Këto probleme nuk i mbulon garancia Samsung.

Zgjidhja: Rilidheni USB-në me të njëjtin disk USB


Nëse është hequr USB-ja dhe shfaqet mesazhi i gabimit, mund ta zgjidhni problemin duke e rifutur diskun e memories USB i cili ka skedarin e versionit më të fundit të firmuerit. Atëherë do të përfundojë përditësimi dhe problemi do të zgjidhet automatikisht.

Shënim: Versionin më të fundit të firmuerit mund ta shkarkoni në Samsung.com.

  • Procesi i përditësimit manual të firmuerit (USB / OTN)
     

TV i ndezur -> përditësim FW me anë të (USB / OTN) -> Rindizet -> Shfaqet logoja -> Ekran i zi (maks. 10 sekonda) -> Treguesi i ecurisë (30~60 sekonda) -> Rindizet -> Shfaqet logoja -> TV i ndezur (përfunduar)
 

  • Procesi i përditësimit automatik të firmuerit
     

TV i ndezur -> Rindizet -> Shfaqet logoja -> TV i ndezur (përfunduar)

Hyni në “About TV” (Rreth televizorit) në menynë e televizorit dhe aty shfaqet emri i softuerit të televizorit.
 

  • T-KTS2.... tregon platformën KANT-S2.
  • T-KTSU2.... tregon platformën KANT-SU2.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window