Si të gjeni kodin tuaj PIN
Një PIN (Numër Personal Identifikimi) është një fjalëkalim specifik për të aksesuar Televizorin Samsung dhe përdoret për funksione të ndryshme, si instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve. Ju mund ta ndryshoni PIN-in ose ta rivendosni nëse e keni harruar. Ju lutemi referojuni udhëzuesit të mëposhtëm për mënyrën e rivendosjes ose ndryshimit të kodit PIN:
Ç’është PIN-i i paracaktuar
PIN-i i paracaktuar është vendosur 0000. Ju mund ta ndryshoni ose rivendosni PIN-in përkatësisht.
Si ndryshohet PIN-i
Dëshironi të kufizoni aksesin e fëmijës tuaj në Samsung Smart TV? Për të ndryshuar PIN-in, ndiqni hapat e mëposhtëm:
Hapi 1. Në telekomandë, shtypni butonin Home dhe përdorni fushën e drejtimit për të kaluar tek menyja Settings.
Hapi 2. Zgjidhni General > System Manager > Change PIN
Hapi 3. Kur t’ju kërkohet PIN-i, shtypni butonin Number duke përdorur telekkomandën.
Hapi 4. Kur të shfaqet fusha e PIN-it, përdorni directional pad për të futur një PIN me 4 shifra sipas zgjedhjes suaj.
Hapi 5. Futni PIN-in e dëshiruar me 4 shifra.
Konfirmoni PIN-in tuaj dhe shtypni butonin Select.
Tani PIN-i juaj i ri është vendosur.
Shënim: Nëse tastiera e televizorit nuk shfaqet, sigurohuni që telekomanda juaj të jetë lidhur me televizorin duke mbajtur njëkohësisht butonat Return dhe Play/Pause për të paktën 3 sekonda ose derisa të shfaqet një mesazh në televizor që tregon se telekomanda është lidhur tani.
Si rivendoset PIN-i
Keni harruar PIN-in tuaj?
Nëse po, ndiqni këtë udhëzues për të rivendosur PIN-in tuaj.
Opsioni 1: Me një Samsung Smart Remote ose telekomandë
Hapi 1. Ndizni televizorin dhe pastaj shtypni butonin Volume.
Hapi 2. Shtypni butonin + për të rritur volumin, më pas shtypni butonin Return.
Hapi 3. Shtypni butonin - për të ulur volumin, më pas shtypni butonin Return.
Hapi 4. Shtypni përsëri butonin +, më pas shtypni butonin Return dhe PIN-i do të rivendoset në 0000.
Opsioni 2: Me një Telekomandë standarde
Hapi 1. Ndizni televizorin dhe pastaj shtypni butonin Mute.
Hapi 2. Shtypni butonin +, më pas shtypni butonin Return.
Hapi 3. Shtypni butonin -, më pas shtypni butonin Return.
Hapi 4. Shtypni përsëri butonin +, më pas shtypni butonin Return dhe PIN-i do të rivendoset në 0000.
PIN-i i paracaktuar i televizorit tuaj duhet të vendoset përsëri në 0000.
Shënim:
- l Nëse keni probleme me Samsung Smart TV, duhet të kontrolloni gjithmonë për të parë nëse ka ndonjë përditësim të disponueshëm të programit, pasi këto mund të përmbajnë një zgjidhje për problemin tuaj.
- l Fotografitë dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window