Si të përdorim "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) në "Samsung QLED TV"
Televizorët po zmadhohen dhe po fillojnë të zënë shumë hapësirë në dhomën e ndenjes. Mund të bëni shumë më shumë me "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) të "Samsung QLED TV", edhe nëse nuk jeni duke parë televizor. Le të zbulojmë çfarë mund të bëni me "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit).
Atmosferë në televizorin QLED
"Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) është një veçori që ofrohet në "Samsung QLED TV". Modelet QLED me këtë funksion, kanë një buton për "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) në telekomandë për aktivizimin e tij.
Tani, televizori nuk është thjesht një pajisje elektrike për një objekt i brendshëm dekorimi. "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) ofron një alternativë më me stil ndaj ekranit të zi, duke e përmirësuar hapësirën e ndenjes me përmbajtje dekorative, informacione dhe më shumë. Me "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit), ju mund ta bëni televizorin të shfaqë të njëjtin motiv si muri prapa tij, në mënyrë që të duket sikur televizori është zhdukur, si dhe mund të shfaqni fotot dhe imazhet tuaja në televizor. Për më tepër, "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) do t'ju japë informacione të dobishme si orën ose motin.
Shënim: "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) disponohet vetëm me modelet e televizorëve QLED që nga viti 2018 dhe me The Serif.
Hap "Modalitetin e ambientit"
Ka dy mënyra të thjeshta për të aktivizuar "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit). Mund ta ndizni direkt me telekomandë ose të zgjidhni menynë "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) në "Smart Hub".
- Telekomandë: Shtyp butonin e "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit).
- Smart Hub: Zgjidh ikonën e "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit).
Veçoritë e "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit)
"Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) ju ofron shumë funksione të dobishme, të cilat ua bëjnë jetën tuaj të përditshme më efikase dhe më elegante. Ju mund të merrni informacione të caktuara që ju nevojiten, ju ndihmon të çlodheni, të ndryshoni humorin në dhomë, të keni galerinë tuaj e kështu me radhë.
1. Rutina: Shijoni një sërë rutinash të krijuara me kujdes ose krijoni rutinat tuaja duke përdorur aplikacionin "SmartThings" në pajisjen tuaj celulare.
2. Version i veçantë: Shijoni punë artistike kreative dhe përmbajtje dizajni të brendshëm nga artistët dhe dizenjuesit më të mirë në botë.
3. Rreth humorit: Shijoni një sërë opsionesh për të krijuar atmosferën e duhur që i shkon humorit tuaj.
4. Çlodhje: Çlodhuni me një përzgjedhje përmbajtjesh qetësuese të frymëzuara nga natyra për të qetësuar humorin tuaj.
5. Dekorimi: Përmirëso hapësirën e ndenjes me një gamë skenash të bukura natyre, dizajn bashkëkohor të brendshëm, ndriçim modern dhe tema familjare.
6. Albumi im: Kthejeni hapësirën e ndenjes në një galeri personale me një gamë stilesh të kornizave, për të shfaqur fotografitë duke përdorur aplikacionin "SmartThings" në pajisjen tuaj celulare. Ju mund ta dekoroni ekranin e televizorit me fotografitë ose imazhet tuaja.
7. Informacione: Merrni informacione të dobishme si ora, moti dhe një hartë bote.
8. Punë artistike: Shijoni fotografi mbresëlënëse në hapësirën tuaj të ndenjes - të kuruara në mënyrë profesionale nga koleksionet më të mira.
9. Tema e sfondit: Zgjidhni nga gama e temave me stil të murit, të cilat e bëjnë televizorin njësh me hapësirën e ndenjes, për të ofruar një alternative më me stil ndaj ekranit të zi.
10. Muri i muzikës: Shijoni dëgjimin e muzikës në hapësirën tuaj të ndenjes. Vizualizimet gjenerohen në televizor dhe reagojnë ndaj frekuencave të muzikës suaj.
Si të dërgoni piktura nga telefoni në televizor
"My Album" (Albumi im) i "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) do ta kthejë televizorin tuaj në një galeri personale. Dërgoni foto tuaja personale në televizor për të përdorur këtë veçori.
Ndiqni hapat e listuar më poshtë.
Hapi 1. Hapni aplikacionin "SmartThings", prekni "Main menu" (Menyja kryesore) dhe më pas "Devices" (Pajisjet), për të futur listën e pajisjeve.
Hapi 2. Zgjidhni televizorin e lidhur nga lista e pajisjeve dhe më pas prekni "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit).
Hapi 3. Prekni "My Album" (Albumi im) në ekranin e "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit).
Hapi 4. Prekni "Select Photos" (Zgjidh fotot), për të zgjedhur fotot.
Rregulloni cilësimet e "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit)
Rregulloni "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) ashtu siç e doni. Mund të modifikoni nivelin e "Auto Brightness" (Ndriçimi automatik), " Sleep After time" (Koha e fjetjes), dhe të "Reset All Photos" (Rivendosni të gjitha fotot). Për ti bërë këto gjëra, shtypni butonin e "Ambient" (Ambienti) në telekomandë për t'u futur në "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) dhe më pas zgjidhni "Settings" (Cilësime).
- Ndriçimi automatik: Ndrysho nivelin e "Cilësimit të ndriçimit automatik" për "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit). Televizorët me "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit) kanë një sensor që dikton ndriçimin. Në cilësimet e errëta, ekrani do të errësohet për t'u bërë njësh me rrethanat dhe për të kursyer energji.
- Koha e fjetjes (kohëmatësi i fikjes së "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit): Caktoni orën për fikjen automatike të "Ambient Mode" (Modaliteti i ambientit). Nëse nuk ka veprime nga telekomanda në kohën e caktuar, ekrani fiket. Kohëmatësi i parazgjedhur është 4 orë.
- Rivendos të gjithë fotot: Fshini të gjitha fotografitë e transferuara nga pajisja celulare.
Shënim: Pamjet e ekranit dhe menyja e pajisjes janë vetëm në anglisht - ato ofrohen edhe në gjuhën e shtetit tuaj.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window