Si ta përditësoni firmuerin e televizorit Samsung me anë të një disku të memories USB

Është shumë e rëndësishme ta përditësoni firmuerin e televizorit me versionin më të fundit. Mund ta përditësoni televizorin me anë të një disku USB ose me anë të rrjetit dhe, nëse nuk funksionon asnjëra prej këtyre dy mënyrave, ka edhe një mënyrë për ta përdorur “Remote Management” (administrimi në distancë). Ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për ta përditësuar firmuerin e televizorit me anë të një disku USB.

Mbajeni të përditësuar firmuerin


Mund të keni disa përfitime kur e përditësoni firmuerin e televizorit. Pikë së pari, mund t’i shtojë televizorit funksione të reja. Edhe nëse televizorin mund të mos e keni të modelit më të fundit, mund t’i përdorni funksionet më të fundit me anë të një përditësimi të firmuerit. Përditësimi mund të zgjidhë edhe probleme të ndryshme në funksionim. Firmueri i ri mund të përfshijë një zgjidhje për problemin që mund të keni.

dekor i përditësimit të firmuerit

Shënim: Shumica e televizorëve përfitojnë përditësime të cilat u shtojnë funksione të reja për rreth dy vjet. Përditësimet pas këtij afati janë në përgjithësi për zgjidhjen e problemeve.

Si ta përditësoni me anë të një disku të memories USB


Nëse televizorin nuk e keni të lidhur me internetin, një ide e mirë është ta përditësoni televizorin me anë të një disku USB. Për këtë, ju nevojitet një disk USB dhe një kompjuter me lidhje me internetin. Provoni hapat e mëposhtëm.

Hapi 1. Gjeni kodin e modelit të televizorit tuaj në faqen në internet të Samsung Support (mbështetja për klientët Samsung) dhe pastaj shkarkoni skedarin e përditësimit.

Hapi 2. Dekompresoni përmbajtjen dhe ruajeni në diskun USB.

Përditësimi i firmuerit hapi 01

Shënim: Ruajeni skedarin e përditësimit në direktoriumin rrënjë të USB-së në mënyrë që të mund ta gjejë televizori.

Hapi 3. Futeni diskun USB në folenë USB të televizorit.

Përditësimi i firmuerit hapi 02

Hapi 4. Përditësimi i firmuerit do të fillojë automatikisht.

Shënim:

  • Mos e fikni televizorin, mos e hiqni spinën nga priza e rrjetit ose mos e hiqni diskun USB gjatë përditësimit. Kjo do të shkaktonte një problem me firmuerin.
  • Mund ta gjeni kodin e modelit në menynë “Support” (Mbështetje) > “About this TV” (Rreth këtij televizori) ose në anën e pasme të televizorit. 
  • Imazhet dhe menyja e pajisjes janë thjesht ilustrim në gjuhën angleze, por gjenden edhe në gjuhën e vendit tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window