Support Alert
Masat Parandaluese që nevojiten për Karikimin e telefonit tuaj
CELULARË
04/05/2017
Kur karikoni smartphone tuaj, ju lutem mbani parasysh që përdorimi i aksesorëve fallco apo të paçertifikuar të karikimit (si p.sh. karikues, paketa karikimi pa fije, kabllo, adaptorë USB, etj.) , mund të shkaktojë probleme serioze sigurie dhe si pasojë edhe dëmtimin e produktit.
Ne ju rekomandojmë të përdorni vetëm aksesorë origjinalë Samsung, ose aksesorë që janë çertifikuar nga një autoritet zyrtar.
Kur të përdorni aksesorë karikimi pa fije, ju lutemi të mbani parasysh se çdo material magnetik (si p.sh. monedha apo karta magnetike) ndërmjet telefonit tuaj dhe karkikuesit wireless mund të reduktojë eficencën e karikimit ose mund të shkaktojë mbingarkesë rryme.
Kur përdorni aksesorë karikimi me kabllo, kontrolloni gjithmonë që të mos ketë ndonjë objekt në prize, që pengon karikimin ose mund të shkaktojë nxehjen e aksesorit karikues.