Përse po më ngadalësohet telefoni dhe si mund ta shpejtoj?
Smartfonat mund të ngadalësohen, të ngrijnë ose të bllokohen për arsye të ndryshme. Shkaku, me gjasë, mund të jetë mbarimi i kapacitetit të arkivimit ose memories ose një softuer i vjetruar. Këtu japim disa këshilla praktike si ta ktheni në gjendje pune telefonin.
Shënim:
- Pamjet e ekranit dhe elementet e menysë mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit.
Kontrolloni hapësirën e mbetur të arkivimit në pajisje dhe fshini skedarët e panevojshëm
Nëse lironi një pjesë të kapacitetit të arkivimit të brendshëm të telefonit, kjo mund të ndihmojë që telefoni të punojë më mirë. Hiqni skedarët apo aplikacionet që duhen hequr, duke përdorur Kujdesin për pajisjen.
Shënim:
- Nëse nuk shihni një opsion për fshirje/çinstalim do të thotë se skedarët/aplikacionet i nevojiten sistemit operativ dhe duhen mbajtur në telefon.
Mbyllni aplikacionet e papërdorura
Shpejtësia e pajisjes mund të ngadalësohet kur aplikacionet janë aktive në sfond. Mbajeni pajisjen në gjendje optimale pune me anë të Optimizimit.
KËSHILLA PRAKTIKE
Dëshironi vetëm të mbyllni disa aplikacione të caktuara?
Shkoni te “Memory” (Memoria) dhe prekni “Apps not used recently” (App-et që nuk janë përdorur së fundmi). Pastaj përzgjidhni aplikacionet që dëshironi t’i mbyllni me forcë (Force stop).
KËSHILLA PRAKTIKE
Shtoni në ekran dritaren e shpejtë (widget) të Kujdesit për pajisjen dhe optimizojeni telefonin me lehtësi
Shfrytëzoni sa më mirë telefonin me anë të dritares së shpejtë të Kujdesit për pajisjen. Mjafton të prekni butonin “Optimizo” në ekranin kryesor të dritares së shpejtë dhe do të filloni të lironi hapësirë.
KËSHILLA PRAKTIKE
Diagnostikimi me Samsung Members
Klikoni aplikacionin Samsung Members dhe nënndarjen “Diagnostics” (Diagnostikimi) për të filluar menjëherë ose nënndarjen “Get help” (Merr ndihmë) dhe përzgjidh “Diagnostics” (Diagonistikimi).
Këtu mund të kontrolloni gjendjen e pajisjes dhe si të veproni.
Verifikoni nëse e keni të përditësuar softuerin
Përditësimi i softuerit me versionin më të fundit mund ta përmirësojë funksionimin e telefonit, sepse rrit përputhshmërinë dhe rregullon probleme me anë të plotësimeve të sigurisë.
Për të kontrolluar nëse ka përditësim të softuerit, shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni “Software update” (Përditësim softueri). Pastaj, prekni “Download and install” (shkarko dhe instalo).
Verifikoni versionin e softuerit
Përditësojeni softuerin
KËSHILLA PRAKTIKE
Keni probleme me një aplikacion në veçanti?
Shkoni te aplikacioni dhe prekni shenjën "ⓘ". Përzgjidhni “App details in store” (Informacioni mbi aplikacionin në dyqan) dhe klikoni butonin “Update” (Përditëso) për të instaluar versionin më të fundit.
Fikeni dhe ndizeni sërish telefonin
Rindezja e telefonit është një mënyrë e thjeshtë për të hequr çdo aplikacion të papërdorur që është aktiv në sfond dhe për ta shpejtuar.
I bëni restart automatik në mënyrë periodike telefonit me “Auto restart”. Shini më poshtë si ta konfiguroni.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window