Si të zbuloni veçoritë e dobishme të tastierës Samsung në telefonin tuaj Galaxy
Këtu do të gjeni disa prej veçorive më të dobishme nëse jeni duke përdorur tastierën Samsung. Mund të bëni dhe zhbëni veprime me dy gishta, mund të përdorni funksionin e përkthimit, funksionin e njohjes së zërit dhe të përdorni Samsung Pass lehtësisht nga tastiera. Shikoni udhëzuesin më poshtë.
Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, sigurohuni që të kontrolloni se software i pajisjes dhe aplikacionet që lidhen me të, të jenë të përditësuara me versionin më të fundit. Për të përditësuar software e pajisjes celulare, ndiqni këto hapa:
Hapi 1. Shkoni te Cilësimet > Përditësimi i software.
Hapi 2. Shtypni Shkarko dhe instalo.
Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.
Në vend që të shtypni butonin e fshirjes kur dëshironi të fshini një tekst që keni shkruar, ju mund të rrëshqitni majtas me dy gishta në tastierë për ta zhbërë veprimin. Nëse dëshironi ta riktheni tekstin e fshirë sërish, rrëshqitni djathtas me dy gishta në tastierë për ta rikthyer tekstin e fshirë.
- Zhbëj: Rrëshqit majtas.
- Ribëj: Rrëshqit djathas.
Ka një mënyrë më të thjeshtë dhe më të shpejtë për të ndryshuar cilësimet e llojit të hyrjes së tastierës kur përdorni tastierën Samsung. Nuk është e nevojshme që të hapni cilësimet në ekranin kryesor për ta gjetur atë. Nëse dëshironi të ndryshoni formatin e tastierës kur përdorni një tastierë Samsung, ndiqni hapat e mëposhtëm.
Ju mund të përdorni funksionin e hyrjes së përkthyesit në tastierën Samsung. Ndiqni hapat më poshtë për të përkthyer lehtësisht duke përdorur tastierën Samsung.
Tastiera Samsung ju lejon të futni tekste të gjata me anë të zërit. Ndiqni hapat më poshtë.
Hapi 1. Shtypni ikonën e mikrofonit në pjesën e sipërme të tastierës.
Hapi 2. Thoni menjëherë atë që doni të shkruani, më pas shtypni ikonën e mikrofonit që lëviz. Ajo çka ju thoni konvertohet në tekst dhe futet në mënyrë të saktë.
Nëse përdorni Samsung Pass në telefonin tuaj Galaxy, ju mund nxirrni lehtësisht Samsung Pass dhe ta përdorni atë ndërsa përdorni tastierën Samsung. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të futur në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë informacionet e ruajtura në mënyrë të sigurt në Samsung Pass.
Hapi 1. Shtypni Më shumë opsione (tre pikat horizontale) në këndin e sipërm djathtas të tastierës.
Hapi 2. Zgjidhni ikonën Samsung Pass
Hapi 3. Sapo identiteti juaj verifikohet, numri i llogarisë i ruajtur në Samsung Pass do të shfaqet. Shtypni numrin e llogarisë dhe ai do të futet në dritaren e tekstit. Gjithashtu në të mund të ruhen dhe të nxirren në çdo kohë informacionet e tjera të kartës, adresat, ID-të dhe fjalëkalimet.
Zbuloni më shumë rreth Samsung Pass në website e Samsung.
Shënim: Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të software.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window