Si të shtoj një GIF në Always On Display në Galaxy S9/S9+?
Veçoria AOD ju lejon ta mbani një pjesë të ekranit të ndezur edhe gjatë modalitetit të gjumit.
Me Galaxy S9/S9+, mund të vendosni një skedar GIF të ngarkuar përpara ose një skedar të animuar nga Galeria në një AOD:
1
Hapni "Cilësimet" dhe pastaj zgjidhni "Ekrani i kyçur dhe siguria".
2
Lëvizni çelësin për të aktivizuar funksionin Always on Display.
3
Shtypni "Ora dhe FaceWidgets". Shtypni "Stili i orës".
4
Zgjidhni AOD të animuar.
5
Nëse doni të përdorni një GIF të ngarkuar përpara, shtypni "Shto GIF" dhe zgjidhni skedarin.
6
Nëse doni të përdorni një GIF që është tashmë te Galeria e celularit, shtypni +.
7
Zgjidhni GIF te Galeria.
8
Shtypni "Apliko".
Ju lutemi vini re: Nëse koha e luajtjes është më pak se 5 sekonda, skedari do të luhet dy herë automatikisht.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window