Si përditësohet programi më i fundit në aparatin tuaj celular Galaxy
Samsungu periodikisht nxjerr përditësime të programit. Përditësimet e programit sjellin veçori të reja dhe më shumë siguri në aparatin tuaj. Samsungu rekomandon mbajtjen e përditësuar të programit të aparatit tuaj dhe ruajtjen e të dhënave të rëndësishme përpara se të përditësoni programin.
Kërkoni përditësimet e programit
Hapi 1. Shkoni tek Settings > klikoni Software update.
Hapi 2. Klikoni Download and install.
Hapi 3. Nëse ka program të ri të disponueshëm, ju mund të zgjidhni Install now, Schedule install ose Later.
Nëse tashmë e keni programin të përditësuar, informacioni i përditësimit më të fundit do të shfaqet si më poshtë.
Përditësimet e sigurisë ofrohen për të forcuar sigurinë e aparatit tuaj dhe për të mbrojtur informacionin tuaj personal. Për përditësimet e sigurisë për modelin tuaj, vizitoni security.samsungmobile.com.
Hapi 1. Shkoni tek Settings > klikoni Biometrics and security
Hapi 2. Klikoni Security updates
Mund të shikoni versionin e programit të aparatit tuaj dhe të kontrolloni për përditësime.
Shënim: Faqja e internetit mbështet vetëm disa gjuhë.
Jo vetëm që Smart Switch është i shkëlqyeshëm për transferimin e të dhënave, por është gjithashtu një mënyrë e thjeshtë për të përditësuar programin e aparatit tuaj. Kur hapni Smart Switch në Windows PC ose Mac, do të shihni një mundësi për të përditësuar në një version të ri të programit nëse është i disponueshëm.
Hapi 1. Lidhni pajisjen tuaj me kompjuterin tuaj duke përdorur kabllon USB të dhënë me aparatin tuaj.
Hapi 2. Hapni Smart Switch në kompjuterin tuaj.
Hapi 3. Nëse një përditësim programi është i disponueshëm, Smart Switch do t'ju nxisë automatikisht të përditësoni programin ose do të shfaqë një mundësi për ta përditësuar.
Hapi 4. Klikoni Update dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të shkarkuar skedarët e nevojshëm dhe për të përfunduar procesin e përditësimit.
Shënim:
- Sigurohuni që telefoni ose tableti juaj të jetë i karikuar të paktën 20 për qind përpara se të vazhdoni.
- Mos e shkëputni kabllon USB ose përdorni aparatin tuaj derisa të përfundojë përditësimi.
- Telefoni ose tableti juaj mund të ndizen dhe fiken gjatë procesit të përditësimit.
Shënim:
- Sigurohuni që bateria të jetë e mjaftueshme përpara përditësimit.
- Në disa telefona, mund të jetë 'System updates' në vend të 'Software update.
- Në varësi të versionit tuaj të programit, mund të jetë e nevojshme të përsërisni këtë proces shumë herë.
- Pamjet dhe menuja e aparatit mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.
Nëse po shihni sjellje të pazakontë në celularët, tabletat ose aksesorët e Samsungut, ju mund të na dërgoni një raport gabimi ose të na bëni një pyetje në aplikacionin Samsung Members.
Kjo na lejon të shohim nga afër atë që po ndodh. Të dhënat anonimizohen dhe mbahen vetëm gjatë kohëzgjatjes së hetimit. Mësoni më shumë rreth dërgimit të një raporti gabimi 'Si përdoret aplikacioni Samsung Members'.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window