Përjetoni modusin e kontrollit të zhurmës tek Galaxy Buds Pro

Galaxy Buds Pro u lejon të përqendroheni më shumë në muzikën tuaj pa zhurmë të jashtme dhe tipari i ri i zbulimit të zërit e bën më të lehtë dhe më të përshtatshëm kontrollimin e anulimit të zhurmës.

Para se të provoni rekomandimet e mëposhtme për zgjidhjet tuaja, sigurohuni që të kontrolloni nëse programi i pajisjes suaj dhe aplikacionet e lidhura janë përditësuar me versionin e fundit. Ju lutemi kontrolloni se si të përditësoni programet e aparatit tuaj mobile në renditjen vijuese.  

Hapi 1. Shkoni tek Settings > Software update.

Hapi 2. Klikoni Download and install.

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.

Aktivizoni modusin e kontrollit të zhurmës tek Buds Pro

Ekzistojnë dy mënyra të kontrollit të zhurmës me Galaxy Buds pro: Shuarja aktive e zhurmës dhe modusi i tingullit të ambientit. Karakteristika e aktivizimit të tiparit tw shuarjes së zhurmës është për bllokimin e tingujve të jashtëm përreth jush dhe përdorimin e tij kur dëshironi të shmangni shpërqendrimet, të tilla si kur dëgjoni muzikë.

Nga ana tjetër, modusi i tingullit të ambientit është për të dëgjuar qartë mjedisin tuaj, kështu që ju mund të zbuloni shpejt çdo situatë potencialisht të rrezikshme ose të dëgjoni zërin e një personi tjetër gjatë një bisede. Ka disa mënyra për të mundësuar kontrollet e zhurmës.

Metoda 1 Përdorimi i Prekjes dhe mbajtjes së kufjes

Për të mundësuar shuarjen aktive të zhurmës ose modusin e tingullit të ambientit, thjesht prekni dhe mbani njërën nga kufjet. Do të dëgjoni një bip, që tregon se modusi i kontrolleve të zhurmës është aktivizuar.

Funksioni prekje dhe mbajtje e Galaxy Buds Pro

Kurdoherë që prekni dhe mbani kufjet, kalon rregullisht nga Shuarja aktive e zhurmës tek modusi i tingullit të ambientit dhe anasjelltas. Është paravendosur aktivizimi i modusi i kontrolleve të zhurmës si veprim me prekje dhe mbajtje.

Mund të zgjidhni gjithashtu një veçori të paracaktuar me prekje dhe mbajtje të secilës kufje për të aktivizuar veçori të tjera shpejt dhe me lehtësi.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Galaxy Wearable , dhe pastaj klikoni Touch and hold setting. 

Hapi 2. Zgjidhni komandat tuaja të dëshiruara për secilën kufje. (Shkëmbeni kontrollet e zhurmës, Bixby, Volumi lart e poshtë, Spotify).

Funksioni me prekje dhe mbajtje tek aplikacioni Galaxy Wearables

Metoda 2 Përdorimi i aplikacionit Galaxy Wearable

Për të aktivizuar modusin e kontrolleve të zhurmës nga Galaxy Wearable, hapni aplikacionin dhe më pas prekni Shuarja aktive e zhurmës ose Tingulli i ambientit. Do të dëgjoni të njëjtin bip, duke sinjalizuar që funksioni është i aktivizuar.

Zgjidhni Lartë ose Ulët për të rregulluar nivelin e Shuarjes aktive të Zhurmës nën Nivelin shuarjes Aktive të Zhurmës ose lëvizni shiritin e Rregullimit të Volumit të Tingullit të Ambientit për të rregulluar volumin e tij.

Funksioni i kontrollit të zhurmës tek aplikacioni Galaxy Wearables

Metoda 3 Përdorimi i Galaxy Buds Pro widget

Nëse shtoni Galaxy Buds Pro widget të reja në ekranin tuaj kryesor, gjithashtu mund të aktivizoni dhe çaktivizoni modusin e kontrolleve të zhurmës duke përdorur kontrollin e shpejtë. Thjesht prekni ikonën e majtë të kontrollit të shpejtë, më pas mund të kaloni në shuarjen aktive të zhurmës, tingullin e ambientit ose Off.

Opsioni i zërit të mjedisit tek Galaxy Buds Pro Widget

Gjeni më shumë në lidhje me Buds Pro widget tek ‘Si përdoren funksionet e reja shtesë tek Galaxy Buds Pro‘ me Samsung Support.

Shënim:

  • Nëse mikrofoni (mikrofoni i jashtëm ndërsa mbani kufjet të vendosura) dhe zona e tij janë të mbuluara plotësisht, mund të ndodhin reagime kur aktivizoni funksionin e shuarjes aktive të zhurmës.
  • Mund të aktivizoni modusin e kontrolleve të zhurmës vetëm kur mbani të dyja kufjet në vesh.

Tipari i identifikimit të zërit që identifikon automatikisht zërin tuaj

Kur filloni të flisni ndërsa dëgjoni muzikë, Galaxy Buds Pro identifikon automatikisht zërin tuaj dhe zvogëlon muzikën në mënyrë që të dëgjoni qartë personin tjetër kudo që jeni. Për më tepër, nëse zëri juaj nuk identifikohet për një periudhë të caktuar kohe, ai automatikisht kthehet në konfigurimin e mëparshëm. (Mund ta konfiguroni manualisht në 5, 10, 15 sekonda.)

  • Identifikimi i zërit tek ANC: ANC off + Music down + Ambient On (Mikrofoni përqendrohet tek zëri i palës tjetër)
  • Identifikimi i zërit tek Ambient sound: Music down 

Shënim:

  • Tipari i identifikimit të Zërit identifikon zërin duke përdorur sensorët e identifikimit të zërit brenda të dy kufjeve. Ky funksion mund të mos jetë i disponueshëm nëse përdoret vetëm një kufje.
  • Në situata ku mund të ndodhin dridhje, të tilla si larja e dhëmbëve, kollitja ose gumëzhitja, kufjet mund t'i kapin gabimisht si zërin juaj.
  • Për të çaktivizuar modusin e tingullit të ambientit gjatë bisedave manualisht, ju lutemi prekni dhe mbani kufjen ose mund të çaktivizoni gjithashtu identifikimin e zërit në aplikacionin Galaxy Wearable.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Galaxy Wearable, dhe klikoni Voice detect dhe klikoni butonin për ta aktivizuar.

Hapi 2. Zgjidhni masën e e kohës që do të duhet për të çaktivizuar automatikisht modusin Ambient sound.

Funksioni i identifikimit të zërit tek aplikacioni Galaxy Wearables

Shënim: Pamjet dhe menyja e aparatit mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window