Në ekranin e pajisjes më është shfaqur ikona e pikës së ujit dhe pajisja nuk merr karikim
Nëse ka ujë në folenë e USB-së së pajisjes ose nëse diktohet lagështi që e kalon një pikë të përcaktuar, karikimi nuk bëhet. Kjo është një masë mbrojtëse, që ka për qëllim t’jua mbrojë telefonin nga dëmtimi dhe gërryerja. Nëse në ekranin e pajisjes ju shfaqet ikona e pikës së ujit, që do të thotë se është diktuar lagështi, duhet ta fikni pajisjen dhe ta lini të thahet plotësisht. Nëse ikona nuk zhduket dhe vijoni të keni probleme me karikimin, provoni të zbrazni kashenë e USB-së.
Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:
Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).
Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).
Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.
Defekt diktimi i beftë lagështie
Pajisjet me normë mbrojtjeje kundër ujit IP68 e lart (shumica e serive Galaxy) janë të pajisura me sensor të zbulimit të lagështisë për të mos lejuar dëmtimin e pajisjes nga uji. Nëse në folenë e USB-së zbulohet lagështi, në ekran shfaqet mesazhi i defektit dhe karikimi ndërpritet.
Në këtë rast, shkëputeni pajisjen nga ushqyesi, pastaj fshijeni me një leckë të thatë ose tundeni lehtë pajisjen (5-10 herë) me folenë e USB-së në drejtimin poshtë, për të larguar çdo lagështi të tepërt. Vendoseni telefonin mbi një leckë në një vend me ajrim të mirë ose thajeni me anë të një ventilatori.
Shënim:
- Forca ose tundja e tepërt mund t’jua dëmtojë telefonin. Tundeni lehtë pajisjen.
- Mund t’ju dalë ikona e zbulimit të lagështisë edhe nëse telefoni nuk ka qenë në kontakt me ujin. Ekspozimi ndaj mjediseve me lagështi të lartë mund ta afishojë po ashtu ikonën e pikës së ujit. Provoni ta thani pajisjen dhe nëse foleja e karikimit është plotësisht e thatë, rindizeni telefonin. Kontrolloni nëse pajisja është vendosur drejt e në qendër të platformës, pa pengesë mes tyre. Arsyeja më e zakonshme e pengimit të karikimit pa kabllo është vendosja e gabuar në platformën e karikimit. Lidhja me valë midis pajisjes dhe platformës së të karikimit mund të ndërpritet, duke e prerë kështu furnizimin me energji. Pajisjet me palosje, si Galaxy Fold ose Galaxy Z Flip duhet të jenë të palosura dhe të vendosen me shpinën në drejtim të ushqyesit. Ju lutemi, lexoni Manualin e Përdorimit për të kontrolluar pikën e kontaktit të modelit që keni ju.
Ikona e pikës së ujit nuk largohet edhe kur pajisja është e thatë
Nga ekrani i pajisjes nuk ju largohet ikona e pikës së ujit edhe nëse pajisja është tërësisht e thatë dhe pa lagështirë? Nëse keni probleme me karikimin edhe pas tharjes së pajisjes, provoni ta zbrazni kashenë e USB-së. Kjo mund ta zgjidhë defektin e sistemit.
Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window