Probleme me karikimin me kabllo
Ka disa arsye përse bateria e telefonit nuk merr ngarkim me ushqyes me kabllo. Në përgjithësi, problemet më të zakonshme kanë të bëjnë me kabllon, ushqyesin ose përshtatësin, që mund të jetë i dëmtuar ose mund të jetë i papërputhshëm me pajisjen. Gjithashtu, pluhuri ose papastërtitë e mbledhura në folenë e karikimit të pajisjes, kabllo, përshtatës ose kompjuter mund të pengojnë karikimin e duhur.
Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:
Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).
Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).
Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.
Kontrolli 1. Kontrolloni ushqyesin ose kabllon e karikimit
Kontrolloni nëse ushqyesi është i autorizuar Samsung dhe i përputhshëm me pajisjen
Edhe nëse përshtatësit ose kabllot duken të ngjashme, cilësia dhe shpejtësia e karikimit mund të ndryshojë. Për t’ia ruajtur jetëgjatësinë pajisjes Galaxy, bëni kujdes të përdorni ushqyes të autorizuar Samsung dhe kabllo karikimi që janë të përputhshëm me pajisjen tuaj, me qëllim që ta maksimizoni jetëgjatësinë e baterisë. Nëse përdorni produkte që nuk janë enkas për celular (ushqyes udhëtimi ose ushqyes standardë) ose produkte që nuk janë të autorizuar Samsung, pajisja mund t’ju dëmtohet ose mund të mos karikohet siç duhet.
Kontrolloni se mos ju është dëmtuar përshtatësi ose kablloja e karikimit
Shihni nëse është dëmtuar përshtatësi ose kablloja e karikimit. Nëse vini re ndonjë plasaritje apo tel të zbuluar, mos e përdorni më kabllon. Kabllot e karikimit duhet të jenë të ngjeshur pas folesë së karikimit dhe nuk duhet të jenë të liruar. Shkëputini dhe rilidhini kabllot e karikimit, konektorët USB dhe foletë e karikimit, pastaj kontrolloni lidhjet sërish.
Provoni të përdorni një përshtatës ose kabllo tjetër
Nëse nuk ka dëm të dukshëm, provoni të përdorni një përshtatës ose kabllo tjetër. Mund të provoni të lidhni një pajisje tjetër me përshtatësin ose me kabllon e karikimit për të kontrolluar nëse karikon siç duhet.
Kontrolloni nëse ka probleme të tjera
Nëse përshtatësi ose kablloja e karikimit nuk kanë probleme, shihni se mos ka probleme rryma elektrike. Mirë është që në vend që ta karikoni pajisjen me anë të kompjuterit, provoni ta karikoni me prizën e rrjetit elektrik.
Kontrolli 2. Pastroni papastërtitë nga foleja e karikimit
Një prej shkaqeve më të zakonshme të problemeve në karikim janë papastërtitë e ngecura në folenë e karikimit. Nëse brenda folesë së karikimit grumbullohen papastërti të tilla si pluhur ose push, kablloja e karikimit nuk mund të lidhet mirë me gjilpërat e karikimit të pajisjes. Kjo mund të shkaktojë probleme gjatë karikimit.
Hapi 1. Fikeni pajisjen.
Hapi 2. Me anë të një elektriku dore, vështroni brenda folesë së karikimit. Nëse ka pluhur ose papastërti pranë pjesëve metalike, nevojitet pastrim.
Hapi 3. Fryni lehtë brenda folesë së karikimit për të larguar pluhurin dhe papastërtitë.
Hapi 4. Nëse pika e karikimit është plotësisht e bllokuar, kërkoni ndihmë profesionale nga qendra më e afërt e shërbimit.
Kontrolli 3. Opsioni i karikim të shpejtë
Nëse pajisja pranon karikim të shpejtë, rekomandohet AFC (ngarkim i shpejtë adaptiv). Nëse bateria e pajisjes ngarkohet ngadalë, shikoni nëse është aktivizuar karikimi i shpejtë në pajisje.
Shënim:
- Nuk mund ta aktivizoni ose çaktivizoni këtë funksion gjatë karikimit.
- Karikimi i shpejtë nuk aktivizohet nëse pajisja është lidhur me kompjuter ose me një pajisje USB që nuk e mbështet karikimin e shpejtë.
Kontrolli 4. Njoftim defekti për zbulim lagështie
Ekziston rreziku që qarqet e brendshme të dëmtohen nëse pajisja karikohet ndërkohë që foleja e USB-së ose karikuesi kanë lagështirë. Nëse ndodh kjo pajisja ju informon për lagështirë ose papastërti. Edhe nëse pajisja është mbrojtur nga uji dhe nga pluhuri, ajo do të funksiononte më mirë nëse do të thahej plotësisht përpara përdorimit.
Fshijeni pajisjen me një leckë të butë dhe të pastër ose lëreni në një vend të ajrosur që të thahet. Nëse hasni probleme me karikimin edhe pas tharjes plotësisht të pajisjes, kërkoni ndihmë nga një inxhinier profesional.
Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window