Si t’i zgjidhni problemet e aplikacionit të kamerës
Nëse në ekran ju shfaqet mesazhi “Camera failed” (Kamera nuk punon) ose nëse pajisja ngrin ose ngadalësohet gjatë përdorimit të aplikacionit të kamerës, ju lutemi, ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për ta zgjidhur problemin.
Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:
Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).
Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).
Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.
I bëni reset kamerës
Nëse provoni të bëni fotografi ose video me aplikacionin e kamerës por ky mbyllet vetiu ose në ekran ju shfaqet mesazhi “Camera failed” (Kamera nuk punon), këtë problem mund ta zgjidhë vendosja e aplikacionit në vlerat nistore. Ju lutemi, ndiqni hapat e mëposhtëm.
Bëjini rindezje të detyruar pajisjes
Nëse pajisja vijon të jetë e ngadaltë ose të ngrijë edhe pasi i keni bërë reset aplikacionit të kamerës, provoni t’i bëni rindezje të detyruar pajisjes, për ta zgjidhur problemin.
Shënim:
- Të dhënat dhe skedarët nuk fshihen edhe nëse i bëni fikje të detyruar pajisjes.
- Vendi ku ndodhet tasti i volumit dhe tasti anësor mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.
- Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window