Si t’i jepni zgjidhje kur një telefon Galaxy nuk lidhet me një rrjet Wi-Fi.

Nëse hasni në vështirësi gjatë lidhjes së telefonit me Wi-Fi, duhet të kontrolloni nëse ka sinjal Wi-Fi ose nëse rrjeti Wi-Fi gjendet por nuk mund të bëhet lidhja me të. Ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për t’u lidhur me sukses me rrjetin Wi-Fi.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Si të veproni nëse rrjeti Wi-Fi nuk gjendet?

Mund të jenë të ndryshme arsyet përse nuk bëhet normalisht lidhja me rrjetin Wi-Fi. Për shembull, mbase nuk funksionon siç duhet ruteri ose mbase nuk janë vendosur siç duhet cilësimet e rrjetit në telefon. Ndiqni hapat në vijim.

Verifikoni nëse ruteri funksionon siç duhet. Kontrolloni nëse është ndezur, nëse është lidhur me internetin dhe nëse telefoni ndodhet brenda rrezes së veprimit të ruterit Wi-Fi. Gjithashtu, nëse me një ruter janë lidhur shumë pajisje, mund të mos zbulohet Wi-Fi.

ruter për lidhjen me wi-fi

Shënim:

  • Imazhi i ruterit mund të ndryshojë sipas pajisjes. Verifikoni me subjektin që ju ka vendosur në dispozicion ruterin.

Provoni të rindizni telefonin Galaxy, ruterin dhe modemin.

Hapi 1. Për ta rindezur telefonin, prekni ikonën e ndezje/fikjes Panelin e shpejtë dhe pastaj prekni Restart (Restarto).

Hapi 2. Fikeni ruterin dhe modemin dhe ndizini përsëri. Kur ta keni fikur ruterin dhe modemin, hiqeni spinën nga priza dhe futeni përsëri spinën në prizë dhe pastaj ndizini përsëri.

Hapi 3. Pas t’i keni bërë rindezje secilës pajisje, kontrolloni nëse e keni rregulluar problemin.

Ndiqni hapat në vijim për t’i kthyer cilësimet e rrjetit në vlerat nistore dhe për ta ndezur sërish Wi-Fi.

Hapi 1. Shkoni në Cilësimet dhe pastaj përzgjidhni General management (Menaxhimi i përgjithshëm).

Hapi 2. Gjeni dhe përzgjidhni Reseto.

kthejini cilësimet e rrjetit në vlerat nistore

Hapi 3. Përzgjidhni Reset network settings (Reseto cilësimet e rrjetit).

Hapi 4. Prekni butonin Reset settings (Ricilëso cilësimet).

kthejini cilësimet e rrjetit në vlerat nistore 2

Hapi 5. Prekni butonin Reset (Reseto).

kthejini cilësimet e rrjetit në vlerat nistore 3

Shënim:

  • Kur i ktheni cilësimet e rrjetit në vlerat nistore, u bëhet ricilësim informacionit për Wi-Fi, internetit celular dhe lidhjes Bluetooth.

Provojeni lidhjen me Wi-Fi në Regjimin e sigurt. Nëse rrjeti Wi-Fi lidhet në Regjimin e sigurt, problemi mund të shkaktohet nga një aplikacioni i shkarkuar në telefon dhe ky aplikacion duhet çinstaluar. Për të gjetur se cili aplikacion e shkakton problemin me Wi-Fi, mund të provoni t’i çinstaloni aplikacionet duke filluar nga aplikacioni i instaluar për të fundit herë.

Hapi 1. Hapni Cilësimet e shpejta. Prekni ikonën e fikje/ndezjes në pjesën e sipërme të ekranit.

Hapi 2. Mbani të prekur butonin Power off (Fik) gjersa të shfaqet ikona Safe mode (Regjimi i sigurt).

Hapi 3. Prekni Safe mode (Regjimi i sigurt) për ta ndezur pajisjen në Regjimi i sigurt. Nëse keni hyrë me sukses në Regjimi i sigurt, do të shfaqen fjalët Safe mode (Modaliteti i sigurisë) në pjesën e poshtme të ekranit.

Regjimi i sigurt

Nëse anash ikonës së Wi-Fi ka një shenjë kyçi, do të thotë se është rrjet i mbrojtur me fjalëkalim. Kur të shkruani fjalëkalimin, tregoni kujdes ta shkruani saktë. Fjalëkalimet e rrjeteve Wi-Fi janë të ndjeshme ndaj shkronjave të mëdha ose të vogla.

fjalëkalimi i rrjetit wi-fi

Nëse nuk japin rezultat metodat e mësipërme, mund ta riktheni pajisjen në cilësimet nistore të fabrikës, me të cilat e keni pasur kur e keni ndezur për herë të parë.

Hapi 1. Shkoni në Cilësimet dhe pastaj përzgjidhni General management (Menaxhimi i përgjithshëm).

Hapi 2. Përzgjidhni Reset (reseto) dhe pastaj prekni Factory data reset (Ricilësim në parametrat e fabrikës).

Hapi 3. Shkoni në fund të faqes dhe përzgjidhni Reseto.

Hapi 4. Prekni butonin Delete all (Fshij të gjitha).

Shënim: 

  • Ju lutemi, vini re se rivendosja në cilësimet e fabrikës është një proces i pakthyeshëm.
  • Sigurohuni që t’i keni ruajtur të gjitha informacionet tuaja në një vend tjetër përpara se të provoni rivendosjen në gjendjen nistore të telefonit.

Shënim: 

  • Nëse jeni lidhur me një rrjet Wi-Fi por nuk hyni dot online, provoni ta përdorni rrjetin Wi-Fi në një pajisje tjetër. Nëse edhe pajisjet e tjera nuk lidhen dot me internetin, shërbimi i këtij rrjeti mund të ketë defekt, prandaj kontaktoni për ndihmë ofruesin e shërbimit të internetit.
  • Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window