Si t’i rregulloni problemet e lidhjes Bluetooth me telefonin ose tabletin

Këta janë dy hapa që mund të bëni për të zgjidhur problemin nëse hasni në vonesë apo problem me rilidhjen e pajisjes.

Shënim:

  • Pamjet e ekranit dhe elementet e menysë mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit.

Sigurohuni që të jetë aktivizuar Bluetooth në telefon ose tablet dhe kontrolloni nëse mund ta kërkoni ose gjeni pajisjen të cilën dëshironi të çiftoni. Ja se si:

Hapni panelin e cilësimeve të shpejta për të kontrolluar lidhjen Bluetooth

Tërhiqni me prekje pjesën e sipërme të ekranit të telefonit ose tabletit dhe kontrolloni nëse është aktivizuar ikona Bluetooth

Kërkoni dhe përzgjidhni pajisjen që dëshironi të çiftoni

Përzgjidhni cilësimin e lidhjeve Përzgjidhni cilësimin e lidhjeve

➊ Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni "Connections” (Lidhjet).

kontrolloni nëse është aktivizuar Bluetooth kontrolloni nëse është aktivizuar Bluetooth

➋ Verifikoni nëse është aktivizuar Bluetooth dhe përzgjidhni Menynë

përzgjedhja mes pajisjeve të gatshme për çiftim përzgjedhja mes pajisjeve të gatshme për çiftim

➌ Përzgjidhni nga lista “Available devices” (Pajisje të disponueshme) pajisjen të cilën dëshironi të çiftoni me telefonin

Shënim:

  • Pajisja Bluetooth nuk mund të lidhet me telefonin ose tabletin nëse është e lidhur ndërkohë me një pajisje tjetër. Nëse e keni çiftuar më parë pajisjen Bluetooth me një tjetër pajisje e cila ndodhet brenda rrezes së veprimit, provoni ta shkëputni nga ajo pajisje përpara se ta çiftoni me një pajisje tjetër.

KËSHILLA PRAKTIKE

Kur Bluetooth është i aktivizuar, por shkëputet dhe rilidhet në mënyrë të përsëritur, provoni këtë metodë:

Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe prekni "General management” (Menaxhimi i përgjithshëm). Prekni “Reset” (Reseto). Pastaj, provoni përsëri pasi t’i keni rivendosur cilësimet e rrjetit.

Reseto Reseto

Për ta stabilizuar lidhjen mes telefonin/tabletit dhe pajisjes Bluetooth, shihni nëse mund të rrëshqitni gishtin në ekran ose klikoni për të parë secilin hap.

Shënim:

  • Në lidhjen Bluetooth mund të shkaktohet interferencë nga një lëvizje e beftë apo nga një distancë mbi 33 këmbë (10 metra).
  • Kur vendosen ngjitëse metalike pranë antenës ose kur përdoren mbështjellëse metalike, mund të ketë probleme në çiftim. Edhe nëse ndodheni në një vend me shumë njerëz mund të ketë interferencë në lidhjen Wi-Fi dhe në gjerësinë e valës Bluetooth (2,4GHz).
  • Mënyra e konfirmimit të lidhjes Bluetooth mund të ndryshojë në varësi pajisjes çiftuese. Kontrolloni manualin e pajisjes se si ta vendosni në regjimin e çiftimit.
    (P.sh., Buds: Vendosni kufjet Buds përsëri në kutinë e tyre dhe mbylleni kapakun e kutisë. Pastaj, rihapeni.
    Kufjet e kokës: Mbajeni shtypur 7 a 8 sekonda butonin e fikje-ndezjes ose të thirrjes. Drita LED do të pulsojë dhe do të bëhet e kaltër për të treguar kryerjen e lidhjes.)

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window