Udhëzues për zgjidhjen e problemeve për furrën me montim të brendshëm Samsung
Nëse hasni një problem me furrën, fillimisht shikoni udhëzuesin e mëposhtëm dhe provoni sugjerimet. Në shumicën e rasteve, nuk bëhet fjalë për avari të produktit. Nëse problemi vijon, ju lutemi, kontaktoni një qendër të afërt shërbimi Samsung.
Pyetje të shpeshta për furrën me montim të brendshëm
Furra me montim të brendshëm Samsung është projektuar në atë mënyrë që të duket sa më bukur në bufenë e kuzhinës dhe që ta rrisë lehtësinë në gatim. Sa më poshtë janë pyetje të shpeshta për furrën me montim të brendshëm. Nëse ju nevojiten më shumë informacione, ju lutemi, lexoni manualin e përdorimit.
Hapi 1. Kontrolloni nëse është i aktivizuar regjimi i kursimit të energjisë
- Nëse përdoruesi nuk i jep asnjë komandë për një kohë të caktuar furrës gjatë caktimit të regjimit të gatimit, pajisja ndalon së funksionuari dhe kalon në regjimin e gatishmërisë.
- Provoni të rrotulloni dorezën e majtë ose të shtypni një buton çfarëdo.
Hapi 2. Kontrolloni siguresën ose stakuesin e rrjetit të shtëpisë
Shikoni se mos është djegur siguresa ose se mos ka rënë stakuesi i rrjetit elektrik.
Hapi 3. Mos e fikni furrën menjëherë pas gatimit
- Kontrolloni nëse e keni fikur çelësin e furrës menjëherë pas përfundimit të gatimit (ose çelësin e ndezje/fikjes në mur).
- Pas përdorimit, ventilatori i ftohjes punon për ta mbrojtur furrën nga nxehtësia e akumuluar, gjersa të jetë ftohur furra. Nëse e fikni çelësin e furrës ndërkohë që kjo është duke u ftohur, rryma mund të jetë shkëputur për shkak të aktivizimit të pajisjes mbrojtëse.
- Mos e fikni furrën pa përfunduar procesi i ftohjes.
Shënim: Modeli i vërtetë mund të ndryshojë në varësi modelit të pajisjes që keni.
Hapi 1. Kontrolloni nëse është mbyllur shumë mirë dera
Nëse ka një hapësirë midis derës dhe kasës, që ndodh kur dera nuk është mbyllur plotësisht, nga kjo hapësirë del nxehtësia dhe atëherë mund të mos arrihet apo të ruhet temperatura e dëshiruar.
Shënim: Modeli faktik mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes që keni.
Hapi 2. Nëse keni furrë dyshe (nëse ka paret ndarës)
Kontrolloni nëse është përzgjedhur regjimi i skarës për furrën e poshtme. Regjimi i skarës mund të përdoret vetëm me një furrë të vetme dhe me furrën e sipërme.
Kontrolloni nëse është përdorur siç duhet pareti ndarës
- Keni përzgjedhur regjimin njësh të furrës me ndarësin (e futur): E pasaktë
- Keni përzgjedhur regjimin dysh të furrës pa ndarësin: E pasaktë
Hapi 3. Nëse e keni matur temperatur e brendshme duke përdorur një termometër portativ
Mund t’ju duket sikur furra nuk po ngroh mirë në bazë të temperaturës që tregon termometri i portativ. Temperatura që tregon termometri portativ mund të jetë e ndryshme në varësi të vendit ku matet temperatura. Gjithashtu, mund të jetë e ndryshme nga temperatura e vërtetë për shkak të tolerancës së pjesëve (kjo është normale dhe nuk është avari e produktit).
Hapi 4. Kontrolloni nëse është caktuar si duhet regjimi i punës
- Sigurohuni që regjimi i gatimit dhe temperatura e dëshiruar të jenë caktuar si duhet.
- Sigurohuni që të keni ndjekur si duhet pozicionin e tavës sipas udhëzuesit të gatimit.
- Sigurohuni që të keni përzgjedhur si duhet tavën ose skarën në varësi të llojit të ushqimit që po gatuani.
Hapi 1. Kontrolloni nëse është mbyllur dera
Nëse ka një hapësirë midis derës dhe kasës, që ndodh kur dera nuk është mbyllur plotësisht, nga kjo hapësirë del nxehtësia dhe atëherë mund të mos arrihet apo të ruhet temperatura e dëshiruar.
Hapi 2. Nëse është furrë njëshe (nëse përdoret regjimi me parangrohje të shpejtë)
Kontrolloni nëse aktivizuar regjimi me parangrohje të shpejtë. Për ta ngrohur furrën më shpejt në temperaturën e dëshiruar, duhet përdorur regjimi i parangrohjes së shpejtë.
Shënim: Modeli faktik mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes që keni.
Hapi 3. Nëse e keni matur temperaturën e brendshme duke përdorur një termometër portativ
Mund t’ju duket sikur furra nuk po ngroh mirë në bazë të temperaturës që tregon termometri i portativ. Temperatura që tregon termometri portativ mund të jetë e ndryshme në varësi të vendit ku matet temperatura. Gjithashtu, mund të jetë e ndryshme nga temperatura e vërtetë, çka shkaktohet nga toleranca e pjesëve (kjo është normale dhe nuk është avari e produktit).
Hapi 4. Bëni një autoprovë
Provoni funksionin e autoprovës për të kontrolluar nëse pajisja funksionon normalisht.
- Gjendja: Produkti është ftohur mjaftueshëm dhe pjesa e brendshme e sobës është e zbrazët.
- Parametër: Regjimi me konveksion 200℃ (ose regjimi me parangrohje të shpejtë 200℃)
- Caktimi: Shikoni sa kohë duhet për ta kryer parangrohjen. (Kur të përfundojë parangrohja, do të dëgjohet një sinjal akustik.) Nëse parangrohja përfundon brenda 15 minutave, kjo konsiderohet funksionim normal.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window