Si mund ta përdor Jet Bot-in tim me SmartThings?

Kontrolloni pajisjet tuaja Samsung me një platformë inovative të përputhshme smart që thjeshton jetën tuaj të përditshme. Lidheni Jet Bot-in tuaj me aplikacionin SmartThings dhe menaxhojeni atë me një prekje të thjeshtë për më shumë kohë të lirë duke reduktuar në të njëjtën kohë punët tuaja.

Përjetoni tipare të ndryshme të Jet Bot-it me SmartThings


Për të përdorur veçoritë e ndryshme dhe të rehatshme të Jet Bot-it, lidheni Jet Bot-in me aplikacionin SmartThings në telefonin tuaj smart. Aplikacioni SmartThings është një telekomandë e thjeshtë dhe e lehtë për pajisjen tuaj. 

Sigurohuni që Jet Bot-i dhe telefoni smart të jenë lidhur në rrjetin Wi-Fi përpara se të filloni. Të gjitha funksionet janë të disponueshme me një lidhje Wi-Fi. Gjithashtu, sinkronizoni llogarinë tuaj Samsung dhe aplikacionin SmartThings me Jet Bot-in tuaj. 

jet bot me smartthings

Kur të përfundoni lidhjen e Jet Bot-it me SmartThings, do të shihni kartën e instaluar Robot (fshesë me korrent) në ekranin bazë të aplikacionit SmartThings. Klikoni kartën Robot për ta aktivizuar dhe për të zgjedhur vendin tuaj. Vazhdoni të ndiqni SmartThings në mënyrë që Jet Bot-i të vendosë një gjuhë dhe të fillojë të mësojë mbi hapësirën e shtëpisë tuaj.

Hapni aplikacionin SmartThings dhe klikoni Robot Hapni aplikacionin SmartThings dhe klikoni Robot

Hapi 1. Klikkoni kartën Robot në ekranin bazë SmartThings.

Zgjidhni gjuhën Zgjidhni gjuhën

Hapi 2. Zgjidhni Language.

Zgjidhni mëso shtrirjen Zgjidhni mëso shtrirjen

Hapi 3. Zgjidhni metodën e krijimit të hartës.

Zgjidhni krijoni hartën gjatë pastrimit Zgjidhni krijoni hartën gjatë pastrimit

Hapi 4. Nëse zgjidhet Create map while cleaning, Jet Bot-i do të fillojë të krijojë një hartë me sensorin e tij LiDAR.

Jet Bot krijon hartat Jet Bot krijon hartat

Hapi 5. Jet Bot-i krijon harta duke matur strukturën dhe madhësinë e shtëpisë me anë të sensorit të tij LiDAR.

Jet Bot-i krijon hartën dhe i dallon zonat automatikisht Jet Bot-i krijon hartën dhe i dallon zonat automatikisht

Hapi 6. Jet Bot-i krijon hartën dhe i dallon zonat automatikisht

(Ju mund të ndryshoni emrat e zonës në kategorinë RenameMap Editing. Shkoni tek Manage maps në ndarjen e mëposhtme.)

Klikoni settings Klikoni settings

Hapi 7. Klikoni tre pikat në krye djathtas nëse ju duhet të shihni Settings bazë.

 menyja Settings  menyja Settings

Hapi 8. Ju mund të menaxhoni Settings bazë dhe Information e Jet Bot-it këtu.

Shënim: Funksioni Around Furniture është i disponueshëm vetëm në modelin Jet Bot AI +.

Pas krijimit të hartave, klikoni tre pikat në krye të anës së djathtë për të hyrë në kategorinë "Settings".

  • Modaliteti i zërit: Mund ta konfiguroni pajisjen me 3 lloje tingujsh. (Zë/Efekt/Heshtje)
  • Gjuha: Janë të disponueshme 14 gjuhë
  • Volumi:  Ju mund ta vendosni volumin e zërit të pajisjes në 4 nivele. (E heshtur / Niveli 1 / Niveli 2 / Niveli 3)
  • Koha e ndaluar: Kur vendosni kohën e ndaluar, Jet Bot-i nuk do të pastrojë gjatë kësaj kohe.
  • Gjeni Robot vacuum: Ju mund të shihni ku është pajisja.
  • Niveli i shmangies së pengesave: Mund ta konfiguroni robotin për të shmangur pengesat me 3 nivele ndjeshmërie. (I ulët / I mesëm / I lartë)
  • Dallimi i pengesave: Ju mund të konfiguroni llojet e pengesave në dhomën/vendndodhjen tuaj.
  • Konfigurimet e Opsionit për Pastrimin e Mureve: Ju mund ta konfiguroni Jet Bot-in të pastrojë muret përreth. (Ndezur/Fikur)

Shënim: Konfigurimi i Opsionit për Pastrimin e Mureve është i disponueshëm vetëm në modelin Jet Bot AI +.

Navigoni me SmartThings në faqen kryesore të fshesës me korrent


Ju mund të përdorni SmartThings si telekomandë për Jet Bot-in tuaj. Prekni kartën e Robotit në fshesën me korrent të faqes kryesore të aplikacionit SmartThings për të filluar menaxhimin e Jet Bot-it tuaj. Ju do të shihni kategoritë bazë si më poshtë.

Thjesht klikoni kategoritë dhe menaxhoni konfigurimet. Kategoritë e ekranit bazë të SmartThings mund të ndryshojnë në varësi të rrethanave lokale ose modelit të Jet Bot-it që keni.

faqja kryesore e fshesës me korrent smartthings

Ju mund të zgjidhni modalitetet që janë të specializuara për pastrim efikas. Klikoni Mode në faqen kryesore të fshesës me korrent Robotike.

Tipi i modalitetit 1 (Pastron të gjithë zonën në fillim dhe përfundon me muret): Jet Bot-i do të kapë së pari mbeturinat e mbetura në qoshet dhe skajet e të gjithë zonës.

Tipi i modalitetit 2 (Pastron fillimisht muret dhe skajet, përpara se të pastrojë të gjithë zonën): Jet Bot-i do të heqë së pari pluhurin dhe mbeturinat e përditshme, përpara se të pastrojë të gjithë zonën.

Tipi i modalitetit 3 (Lëviz në një model zigzag dhe pastron shpejt të gjithë zonën): Jet Bot-i do të pastrojë shpejt të gjithë zonën në një model zigzag.

funksionet e modaliteteve të jet bot-it

Shënim: Opsionet e zgjedhura nuk mund të ndryshohen gjatë pastrimit. (Ndryshimet do të pasqyrohen në procesin e ardhshëm të pastrimit.)

Këtu ju mund të zgjidhni modalitetet e fuqisë së thithjes së Jet Bot-it.

fuqia e thithjes e zgjedhur fuqia e thithjes e zgjedhur

Fuqia e thithjes
Klikoni Suction power në faqen kryesore.

fuqia e thithjes maksimale fuqia e thithjes maksimale

Max
Jet Bot-i pastron fuqimisht me fuqi maksimale thithjeje.

fuqia e thithjes smart fuqia e thithjes smart

Smart
Jet Bot-i pastron me fuqi thithëse normale, por kur zbulohet një qilim ose një sasi e madhe pluhuri, ai do të pastrohet me fuqinë thithëse maksimale.

fuqia e thithjes normale fuqia e thithjes normale

Normal
Jet Bot-i pastron me fuqi të ulët thithjeje, duke minimizuar konsumin e energjisë.

Jet Bot-i mund të përsërisë konfigurimet e pastrimit derisa bateria të jetë shkarkuar plotësisht.

  • Për Jet Bot AI +, funksioni i përsëritur i pastrimit do të vazhdojë të funksionojë derisa niveli i baterisë të jetë ~8%.
  • Për Jet Bot / Jet Bot +, funksioni i përsëritur i pastrimit do të vazhdojë të funksionojë derisa niveli i baterisë të jetë ~14%.

Vendndodhja në kohë reale / Udhëzuesi i Itinerarit të Pastrimit: Tani ju mund të shikoni shpejt lëvizjen e Jet Bot-it në një hartë të shtëpisë tuaj nga kudo që të jeni dhe të shihni se ku ka pastruar, ta udhëzoni të bëjë pushim ose të ndalojë dhe të shikoni historikun e pastrimit.

  • Ai shfaq vendndodhjen dhe itinerarin e lëvizjes në kohë reale gjatë pastrimit.
  • Shfaq pengesat e shmangura në hartë (shfaq imazhin e objektit të njohur, llojet me ikonën e zgjedhur) (*Vetëm Jet Bot AI +) 

Udhëzuesi i Rezultatit të Pastrimit: Kjo veçori tregon rezultatet e pastrimit si kohën e pastrimit, zonën e pastruar, pengesat e shmangura, zonat me pluhur dhe kabllot elektrike në hartë.

Historiku i Pastrimit: Jet Bot-i mund të shfaqë deri në 50 seanca pastrimi.

Ri-Pastrimi (zona me pengesa) (*Vetëm Jet Bot Al +) Ai tregon kohën e pastrimit, zonën, shmangien e pengesave në hartë, zonat me pluhur, shtigjet e pastruara të lëvizjes, etj. si rezultat i pastrimit.

Jet Bot-i ka sensorë aktivë të tipit të kamerës stereo që mund të zbulojnë çdo objekt mbi 1 centimetër të lartë deri në 1 metër distancë. Bazuar në teknologjinë e të mësuarit të thellë AI me sensorë 3D, Jet Bot-i ka mësuar më shumë se 1 milion imazhe paraprakisht për të njohur objekte të ndryshme. Kjo i mundëson Jet Bot-it të krijojë një hartë efikase me zona dhe më pas të pastrojë zonat në shtëpinë tuaj.

Kur prekni kategorinë Menage maps, do të shihni 4 seksione për të menaxhuar grupet dhe për të vendosur versionin e hartës që i përshtatet shtëpisë tuaj. Kontrolloni se si të menaxhoni çdo seksion më poshtë. 

Klikoni kutinë blu në ekran, duke vendosur dhe caktuar zonën për seksionin që dëshironi të pastroni.

Menaxhimi hartës së fshesës me korrent me smartthings

1. Zonat që nuk preken

zonat që nuk preken janë zgjedhur zonat që nuk preken janë zgjedhur

Zonat që nuk preken
Caktoni zonat që nuk dëshironi të pastroni. Caktoni zonat e përjashtuara përmes cilësimeve të kutisë së ndaluar, si p.sh. banjë/verandë/të tjera (Dhomë, Dhomë pastrimi, Dhomë për përdorime të ndryshme, etj).

Cakto Banjën Cakto Banjën

Banjë
Cakto Banjën si zonë që nuk preket.

 Cakto Hyrjen  Cakto Hyrjen

Hyrje
Cakto Hyrjen si zonë që nuk preket.

shto zona të tjera që nuk preken shto zona të tjera që nuk preken

Etj
Këtu mund të shtoni më shumë lloje dhomash në zonat që nuk preken, si dhoma e fëmijëve, dhoma e larjes dhe dhoma me shumë përdorime.

Shënim: Asnjë zonë nuk mund të caktohet rreth karikuesit përveç pastrimit.

2. Ndryshimi i hartës

Ndryshimi i hartës Ndryshimi i hartës

Ndryshimi i hartës
Shkoni te Edit map për të menaxhuar dhomat tuaja në hartë.

Ndarja e dhomave Ndarja e dhomave

Ndarja e dhomave
Ju mund të ndani dhe konfiguroni dhomat me seksione. Klikoni ekranin për të hequr një vijë për të ndarë dhomën. Jet Bot-i i pastron dhomat dhe pikat e zgjedhura në mënyrë që të mund të menaxhoni hapësirën në mënyrë më specifike.

Kombinimi i dhomave Kombinimi i dhomave

Kombinimi i dhomave
Ju mund të kombinoni dy dhoma ngjitur.

Riemërtimi Riemërtimi

Riemërtimi
Zgjidhni emrin e dhomës që doni të ndryshoni.

3. Ndryshimi i mobiljeve dhe pajisjeve

Ju mund të zgjidhni artikullin e mobiljeve ose pajisjes që dëshironi të ndryshoni.

  • Shtoni mobilje dhe pajisje: Klikoni butonin për të filluar me ndryshimin. 
  • Lista e zgjedhjes: Jet Bot-i pastron rreth mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake që shtoni. 
shtoni mobilje dhe pajisje

Shënim: Funksioni Edit furniture and appliances është i disponueshëm vetëm në modelin Jet Bot AI +.

4. Ri-konfigurimi i hartës

Ju mund ta fshini hartën aktuale për ta zëvendësuar me një të re. Klikoni butonin Reset map për të filluar.

rivendos hartën

Konfigurimi i Opsionit të Rezervimit të Pastrimit

Ju mund të caktoni dhe planifikoni ditën, orën, modalitetin, fuqinë e thithjes, llojin e pastrimit të një seance pastrimi (konfigurimi i dhomës / mobiljeve / zonës).

Udhëzuesi HomeCare do t'ju tregojë përqindjen e materialeve të konsumuara të tilla si filtrat e motorit, filtrat me performancë të lartë dhe qeset e pluhurit që janë përdorur, si dhe do t'ju njoftojë për kohën e zëvendësimit.


Kujdesi për pajisjen

  • Ofrohet për të parë informacionin e përdorimit të filtrit të Jet Bot-it.
  • Ju mund të kontrolloni modelin e përdorimit me funksionet kohore të Weekly usage / Frequently.
  • Në dispozicion për të menaxhuar funksionin e diagnostikimit AI.


Aksesorët

Ju mund të shihni konfigurimet e aksesorëve të pajisjeve, udhëzuesin e përdorimit, etj.

Shënim: 

  • Duhet të shkarkoni aplikacionin Home Care Manager Service në aplikacionin SmartThings.
  • Ai mund të mos jetë i përputhshëm me disa tableta dhe pajisje.

Shënim: 

  • Teknologjitë dhe funksionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose produktit.
  • Para se të provoni lidhjen me aplikacionin, sigurohuni që të verifikoni nëse programi i pajisjes suaj dhe aplikacionet përkatëse janë azhurnuar në versionin më të fundit.
  • Imazhet e ekranit celular me këtë përmbajtje mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes që keni.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window