Si lidhet SmartThings në kondicionerin tim?
SmartThings është një funksion që kontrollon dhe menaxhon me lehtësi pajisjet inteligjente shtëpiake dhe pajisjet Internet of Things (IoT) me një smartphone. Nga jashtë, mund të monitoroni dhe kontrolloni statusin e pajisjeve të ndryshme, të tilla si pajisje inteligjente, pajisje shtëpiake, televizorë, altoparlantë etj. të regjistruara në server. Është një shërbim platformash i gjeneratës së ardhshme që do të unifikojë produktet e Samsung-ut si një platformë me burim të hapur që mund të lidhë jo vetëm produktet tona, por edhe IoT-ë të tjera.
Hapi 1. Verifikimi i kërkesave për lidhjen
Përpara se të lidhni smartphone-in me kondicionerin tuaj, sigurohuni që të plotësohen kërkesat e mëposhtme:
Android |
iOS (iPhone) |
|
---|---|---|
OS |
Android 6.0 ose më shumë |
iOS 10.0 ose më shumë |
Tipi i Pajisjes |
Smartphone, Tablet |
iPhone 6 ose më shumë, iPad |
Madhësia RAM |
2 GB ose më shumë |
2 GB ose më shumë |
Rezolucioni i mbështetjes |
1280*720(HD) 1920*1080(FHD) 2560*1440(WQHD) |
1334*750 1920*1080 |
Kriteret e para-ngarkimit të Aplikacionit |
RAM 2 GB ose më shumë Profili Bluetooth 4.0 ose më lart Terminal në gjendje për pasqyrimin me Wi-Fi |
RAM 2 GB ose më shumë Profili Bluetooth 4.0 ose më lart Terminal në gjendje për pasqyrimin me Wi-Fi |
Hapi 2. Lidhja e smartphone-it tuaj me rrjetin Wi-Fi
- Në smartphone-in tuaj: Klikoni Settings → Connection → Wi-Fi → Select a router për t'u lidhur (vendosni fjalëkalimin kur konfiguroni sigurinë)
- Pasi të jeni lidhur normalisht, ruteri i zgjedhur në rrjetin aktual konfirmohet si "i lidhur"
Shënim:
- Emri i ruterit (SSID) është vendosur në anglisht, simbolet dhe numrat (karakteret e veçanta nuk mbështeten).
- Lidhja 2,4 GHz ofrohet kur lidhet me një kondicioner në rrjetin Wi-Fi.
- Duhet të shfaqen të paktën 3 antena marrëse të rrjetit Wi-Fi.
- Kur lidhni pajisjen tuaj shtëpiake me smartphone-in tuaj nëpërmjet SmartThings, sigurohuni që të dyja pajisjet të jenë të lidhura me të njëjtin ruter.
Hapi 3. Instalimi i aplikacionit SmartThings
- Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin SmartThings nga tregu (Aplikacionet Google Play Store, Apple App Store ose Samsung Galaxy).
- Për të gjetur aplikacionin, përdorni fjalën kyçe "SmartThings".
Hapi 4. Konfigurimi i një llogarie Samsung
- Duhet të hyni në një llogari Samsung përpara se të përdorni aplikacionin SmartThings.
- Për të konfiguruar një llogari Samsung, mund të ndiqni udhëzimet e dhëna nga aplikacioni SmartThings.
- Ose, nëse keni një smartphone Samsung, ju mund të shtoni llogarinë tuaj Samsung në aplikacionin e cilësimeve të telefonit inteligjent. Më pas, ajo do të hyjë automatikisht në llogarinë tuaj Samsung.
Hapi 5. Lidhja e smartphone-it tuaj me Kondicionerin
1. Së pari, sigurohuni që kondicioneri dhe ruteri Wi-Fi të jenë të lidhur me energjinë elektrike.
2. Aktivizoni aplikacionin SmartThings Klikoni butonin plus dhe zgjidhni [Add device] në pamjen kryesore.
3. Zgjidhni [Air conditioner] dhe [Room air conditioner] sipas rendit.
4. Klikoni butonin Start
5. Zgjidhni vendndodhjen dhe vendin e preferuar prej jush për kondicionerin dhe klikoni mbi Next në ekranin e poshtëm.
6. Shtypni dhe mbani butonin Timer në telekomandë derisa ikona e kondicionerit të shfaqet në aplikacion. Mund të duhet pak kohë për të lidhur pajisjen me internetin.
7. Shtypni butonin power në kondicioner.
8. Futni informacionin e Wi-Fi së për ti lidhur ë dy.
9. Ju lutemi prisni derisa kondicioneri të regjistrohet në llogarinë tuaj Samsung.
10. Regjistrimi ka përfunduar. Vendosni emrin e kondicionerit.
6. Shtypni dhe mbani butonin e telekomandës Timer derisa të shfaqet AP në kondicioner. Klikoni Next në telefonin ekranin e poshtëm.
7. Në iPhone-in tuaj, hapni aplikacionin "Settings" dhe shkoni te Wi-Fi për t'u lidhur me emrin e rrjetit që fillon me room a/c.
Fjalëkalimi është 1111122222. (“1” 5 herë dhe “2” 5 herë)
8. Pasi pajisja të lidhet me rrjetin Wi-Fi, aktivizoni sërish aplikacionin SmartThings. Futni informacionin tuaj Wi-Fi për të lidhur pajisjen me një rrjet W-Fi dhe trokitni Next. Informacioni Wi-Fi i dërgohet kondicionerit.
9. Ju lutemi prisni derisa kondicioneri të regjistrohet në llogarinë tuaj Samsung.
10. Regjistrimi ka përfunduar. Konfiguroni Vendosni emrin e kondicionerit.
Shënim:
- Të gjitha funksionet dhe përshkrimet e hapave që lidhen me aplikacionin SmartThings ndryshojnë në varësi të versionit të programit.
- Kur përdorni të dhëna celulare, mund të shkaktohen kosto në varësi të shkarkimeve dhe komunikimit me valë midis pajisjeve.
- Teknologjitë dhe funksionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose produktit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window