Si ta përdor modalitetin e gjumit të mirë në kondicionerin e ajrit?

Përdorimi i funksionit të gjumit të mirë ju bën të ndiheni mirë në shtrat. Në të njëjtën kohë, ky funksion kursen energji ndërkohë që flini.

Provoni modalitetin e gjumit të mirë

Modaliteti i gjumit të mirë është një funksion i veçantë për ta bërë gjumin më të rehatshëm duke e rregulluar në mënyrë automatike temperaturën dhe lagështinë. Ky funksion mban temperaturën optimale të trupit për çlodhje maksimale. Gjithashtu, mund ta ulë konsumin e energjisë me 36% në krahasim me modalitetin konvencional të ftohjes.

modaliteti i gjumit të mirë në pajisjen e brendshme

Shënim: Modeli i telekomandës mund të ndryshojë sipas modelit që keni.

Faza e fjetjes (A)

Në këtë fazë, funksioni ju ndihmon t’ju zërë gjumi me anë të uljes së temperaturës. Temperatura bie me 1--2° C nga temperatura e vendosur. Kohëzgjatja e kësaj faze është deri 1 orë.

 

Faza e gjumit të thellë (B)

Në këtë fazë, temperatura e trupit ju rritet paksa. Kondicioneri i ajrit e rrit automatikisht temperaturën 1--2° C nga temperatura e vendosur. Kohëzgjatja është 2 deri 7 orë dhe mund të ndryshohet në mënyrë të pavarur nga përdoruesi.

 

Faza e zgjimit (C)

Kjo fazë ju jep mundësi të zgjoheni me fryrje ajri me ndërprerje dhe ju bën të ndiheni të freskët. Temperatura rritet me 3° C nga temperatura e vendosur dhe luhatet brenda kësaj fashe.

3 fazat e modalitetit të gjumit të mirë

Shënim: Ky funksion ndryshon në varësi të modelit që keni. (Modelet vetëm me ftohje nuk funksionojnë me modalitet ngrohjeje.)

Hapi 1. Përzgjidhni modalitetin Ftohje ose Ngrohje duke përdorur butonin e modalitetit.

përzgjidhni modalitetin ftohje

Hapi 2. Shtypni butonin Programimi i kohës 3 herë dhe do të shfaqet shenja e gjumit.

shtypni butonin e programimit të kohës

Hapi 3. Koha e gjumit vendoset duke përdorur butonin e shigjetës. Me shtypjen e butonin SET, keni konfirmuar kohën e gjumit.

shtypni butonin e shigjetës

Hapi 4. Rregulloni temperaturën duke shtypur butonin + ose -

rregullimi i temperaturës

Shënim:

  • Orari i paracaktuar i funksionimit është vendosur në 8 orë.
  • Temperatura e rekomanduar është 25-27° C në ftohje dhe 21-23° C në ngrohje.
  • Mosfryrja nuk ofrohet në modalitetin e ngrohjes.

Hapi 5. Nëse dëshironi të përdorni modalitetin e gjumit të mirë pa fryrje shtypni butonin “Wind-Free” (pa fryrje). (Vetëm për modelet pa fryrje)

shtypja e butonit wind-free

Hapi 6. Shtypni butonin SET/Anulo për të aktivizuar dhe çaktivizuar modalitetin.

Shënim:

  • Nëse nuk e shtypni butonin SET/Anulo brenda 10 sekondave pasi keni shtypur butonin e gjumit të mirë, kondicioneri i ajrit do të kthehet në gjendjen e mëparshme.
  • Modeli i telekomandës mund të ndryshojë sipas modelit që keni.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window