RF9000 Frigorifer FDR me Beverage Center™, 646 L

RF9000 Frigorifer FDR me Beverage Center™, 646 L

RF65DG960EB1EO

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :

Zgjidhni kapacitetin tuaj

Deri në 10% kursim energjie

Modaliteti SmartThings AI Energy

Reduktoni përdorimin e energjisë deri në 10% me Modalitetin AI Energy tek Energjia me SmartThings**. Nëse vlera e përllogaritur e faturës tuaj mujore së energjisë elektrike kalon objektivin tuaj të paracaktuar, ju jep një opsion për të kursyer energji***. Optimizon shpejtësinë e kompresorit dhe ciklin e shkrirjes, bazuar në mënyrën tuaj të përdorimit dhe në ambientin rrethues.

The refrigerator installed in the kitchen with the Activate “SmartThings AI Energy Mode” button OFF. A graph shows energy usage of Normal Mode. The refrigerator installed in the kitchen with the Activate “SmartThings AI Energy Mode” button OFF. A graph shows energy usage of Normal Mode.
The refrigerator installed in the kitchen with the Activate “SmartThings AI Energy Mode” button ON. The AI Energy Mode is turned on, AI activated to check internal and manage the compressor, and a graph shows the UP to 10% Energy Saving effect when in AI Energy Mode compared to Normal mode. The refrigerator installed in the kitchen with the Activate “SmartThings AI Energy Mode” button ON. The AI Energy Mode is turned on, AI activated to check internal and manage the compressor, and a graph shows the UP to 10% Energy Saving effect when in AI Energy Mode compared to Normal mode.

* Rezultatet e testit bazohen në krahasimin e temperaturës në gjendjen fillestare me modalitetin AI Energy me atë pa modalitetin e AI Energy. Rezultatet mund të variojnë në varësi të kushteve dhe mënyrave të përdorimit.** Aplikacioni SmartThings disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.**** SmartThings do të shfaqë një njoftim para aktivizimit të algoritmit për kursim si në "Modalitet maksimal" ashtu edhe në "Modalitet të personalizuar".

Shijojeni ujin në mënyrën tuaj

Beverage Center™

Shijoni shumë ujë të ftohtë dhe të aromatizuar. Beverage Center™ ndodhet brenda frigoriferit, kështu që ka më pak gjasa të kontaminohet. Përveç shpërndarësit të ujit, është i pajisur po ashtu me kanën me vetëmbushje për ujë të purifikuar me kapacitet 1,4 L, të cilit mund t'i shtoni fruta ose erëza. Kana mund të lahet pa problem në lavastovilje dhe nuk përmban BPA.

A close-up of a water pitcher with sliced limes being filled by the refrigerator's water dispenser transitions to a hand holding a glass being filled by the dispenser. The nozzle of the dispenser can be easily removed for cleaning. A close-up of a water pitcher with sliced limes being filled by the refrigerator's water dispenser transitions to a hand holding a glass being filled by the dispenser. The nozzle of the dispenser can be easily removed for cleaning.

* Testuar për 125 cikle në përputhje me metodën e provës "Rezistenca mekanike e enëve të kuzhinës ndaj larjes në lavastovilje" (BS EN 12875-1:2005) dhe e certifikuar si e sigurt për larje në lavastovilje nga SGS.** Bisfenoli A (BPA) gjendet në plastikën polikarbonate dhe rezinat epokside që përdoren shpesh në kontejnerët e ushqimeve dhe pijeve dhe është lidhur me efekte të mundshme negative për shëndetin.

Bëni SmartThings në shtëpi

Energjia me SmartThings

Përdorim efikas i energjisë. Kursime inteligjente.

Menaxhoni përdorimin tuaj të energjisë për të reduktuar gjurmën tuaj të karbonit dhe për të kursyer para. Energjia me SmartThings* ofron këshilla për efikasitetin e energjisë. Gjithashtu monitoron konsumimin e energjisë të pajisjeve** në kohë reale dhe e krahason me muajin e mëparshëm. Dhe ju sinjalizon nëse objektivat tuaja mujore mund të tejkalohen.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.** Energjia me SmartThings momentalisht funksionon me rreth 40 pajisje elektroshtëpiake Samsung që kanë të aktivizuar opsionin SmartThings. Këtu përfshihen frigoriferët, lavatriçet, tharëset e rrobave, lavastoviljet, kondicionerët, pastruesit e ajrit, fshesat me korrent, furrat, aspiratorët, pianurat, mikrovalët, televizorët (nga qershori 2022) dhe matësit e energjisë.

Kujdesi për shtëpinë me SmartThings

Mirëmbajtje e zgjuar. Mirëmbajtje e lehtë.

Kujdesuni për frigoriferin tuaj shumë më lehtë. Kujdesi për shtëpinë me SmartThings* ofron monitorim dhe alarme në kohë reale. Mund të kontrolloni statusin e tij, duke përfshirë gjendjen e filtrit të ujit. Gjithashtu, ju lajmëron automatikisht nëse ka nevojë të ndërrohen pjesë, apo nëse diktohen probleme dhe sugjeron një zgjidhje.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.

Ushqimi me SmartThings

Gatim inteligjent. Ushqim i shijshëm.

Menaxhoni, përgatisni dhe blini ushqim në mënyrë më efikase. Ushqimi me SmartThings* ju mundëson të krijoni një listë të ushqimeve që ndodhen në frigorifer dhe të menaxhoni datat e skadimit, në mënyrë që të mund të kontrolloni çfarë keni në frigorifer kurdo dhe kudo. Gjithashtu, rekomandon receta të personalizuara bazuar në preferencat tuaja dhe në përbërësit e gjendur.

* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.

Performanca

Freski e personalizuar

CoolSelect+

Ruani ushqime dhe pije të ndryshme në një temperaturë optimale, që të qëndrojnë të freskëta dhe të shijshme. CoolSelect+ i kontrolluar në mënyrë të pavarur ka pesë modalitete temperaturash të caktuara paraprakisht: Ngrirja (-8__5°F/-23__15°C), Ngrirja e lehtë (23°F/-5°C), Mish dhe peshk (30°F/-1°C),

Ruan freskinë

Ftohje e trefishtë

Mbajeni ushqimin të freskët për një kohë më të gjatë dhe ruani aromën dhe shijen e tij natyrale. Ftohja e trefishtë ofron ajër të freskët në mënyrë të pavarur për 3 ndarjet në frigorifer dhe në ngrirës. Mban temperaturën dhe lagështirën optimale në secilin dhe siguron që ushqimi të mos prishet nga aromat e tjera të rënda.

Ruan ftohtësinë

Tubi metalik

Ruan temperaturën brenda frigoriferit, në mënyrë që ushqimi të mbetet i freskët, edhe nëse e hapni dhe e mbyllni derën shpesh. Pllaka ftohëse metalike në murin e pasmë e mban të ftohtin nga ajri dhe ndihmon në rivendosjen e shpejtë të çdo humbjeje të nxehtësisë. Gjithashtu, ajo jep një pamje premium dhe është e lehtë për t'u pastruar.

Mbajeni frigoriferin të freskët

Aromatizuesi UV

Ajër i pastër, ditë pas dite. Mbajeni ajrin e pastër në frigoriferin tuaj çdo ditë me një filtër aromatizues të integruar. Filtri redukton aromën e keqe nga ajri i frigoriferit*, ndërkohë që teknologjia UV vazhdon të vetë pastrojë sipërfaqen e filtrit.

* Bazuar në testimet e brendshme, ai aromatizon më shumë se 90% të frigoriferit.

Prakticitet

Prodhon shumë akull

Prodhues automatik i dyfishtë i akullit (me kuba akulli / Ice Bites™) (opsionale)

Sigurohuni që të jeni të përgatitur për çdo rast me dy lloje të ndryshme akulli. Prodhuesi automatik i dyfishtë i akullit prodhon kuba akulli dhe Ice Bites™, të cilat i ftohin pijet shumë shpejt. Mund të prodhojë 2,3 kg akull në ditë dhe ruan deri në 4,1 kg*. Gjithashtu, duke qenë brenda në ngrirës, ai liron shumë hapësirë në frigorifer.

* [Thellësia standarde] Prodhon 1,2 kg (2,7 lbs)/kuba akulli në ditë dhe 1,1 kg (2,4 lbs)/Ice Bites™ në ditë. Mban 1,9kg (4,1lbs) kuba akulli dhe 2,2 kg (4,9 lbs) Ice Bites™. [Thellësia e bangos] Prodhon 1,2 kg (2,7 lbs)/ditë kuba akulli dhe 1,1 kg (2,4 lbs)/Ice Bites™ në ditë. Mban 1,4 kg (3,1 lbs) kuba akulli dhe 1,7 kg (3,7 lbs) Ice Bites™.

Prodhon shumë akull

Prodhues automatik i dyfishtë i akullit (Kuba akulli dhe top akulli për uiski) (opsionale)

Sigurohuni që të jeni të përgatitur për çdo rast me dy lloje të ndryshme akulli. Prodhuesi automatik i dyfishtë i akullit prodhon kuba akulli dhe topa akulli për uiski, të cilat i ftohin pijet shumë më shpejt. Mund të prodhojë 1,8 kg akull në ditë dhe ruan deri në 2,9 kg*. Gjithashtu, duke qenë brenda në ngrirës, ai liron shumë hapësirë në frigorifer.

* [Thellësia standarde] Prodhon 1,2 kg (2,7 lbs)/në ditë kuba akulli dhe mbi 9EA (0,6 kg, 1,3 lbs)/në ditë topa akulli për uiski. Mban 1,9 kg (4,1 lbs) kuba akulli dhe mbi 12~15EA (1,0 kg, 2,2 lbs) topa akulli për uiski. [Thellësia e bangos] Prodhon 1,2 kg (2,7 lbs)/ditë dhe mbi 6EA (0,4 kg, 0,9 lbs)/ditë topa akulli për uiski. Mban 1,4 kg (3,1 lbs) kuba akulli dhe mbi 6EA (0,4 kg, 0,9 lbs) topa akulli për uiski.** Përdoruesi mund të zgjedhë vetë numrin e topave të akullit që do të prodhojë në ditë: 3/6/9. Prodhimi më i ulët ndihmon në transparencën e akullit. Niveli i transparencës së akullit mund të ndryshojë sipas kushteve aktuale të përdorimit.

Ruani artikujt me fleksibilitet

Raft i rrëshqitshëm

Ruani në mënyrë efikase artikuj të mëdhenj dhe masivë për përdorimin e duhur të hapësirës në frigoriferin tuaj. Rafti i rrëshqitshëm është sa gjysma e gjerësisë së frigoriferit dhe mund të rrëshqasë mbrapa për të krijuar më shumë hapësirë* mes rafteve të tjerë për të vendosur shishet e gjata, enët e mëdha dhe artikujt e mëdhenj, si një kek me shumë shtresa apo një tenxhere presioni.

* Kur rafti i rrëshqitshëm shtyhet brenda, shishet e gjata ose enët që janë më shumë se 440 mm(173,2 inç) të gjata dhe 360 mm (141,7 inç) të gjera mund të mbahen.

Ujë i freskët i filtruar

Filtër i brendshëm i ujit (opsional)

Pini ujë të pastër dhe shije të freskët. Filtri i brendshëm i ujit* largon ndotës të caktuar** në ujin e mundësuar nga shpërndarësi. Pra, ju mund të shijoni pije të freskëta, pa u shqetësuar për cilësinë e ujit. Është gjithashtu i thjeshtë për t'u aksesuar dhe mirëmbajtur, duke qenë se ka nevojë të zëvendësohet çdo 6 muaj***.

* DA97-08006C, që është certefikuar nga NSF sipas metodës së provës NSF/ANSI 42, 53, 401 NSF/ANSI/CAN 372. ** Përfshirë grimca plastike me përmasa 0.5~1.0. Rezultatet mund të ndryshojnë sipas kushteve aktuale të përdorimit.*** Kapaciteti i purifikimit është 1,136 L dhe jetëgjatësia e përdorimit është 6 muaj. Cilësia e ujit mbahet duke ndërruar filtrin në mënyrë periodike. Filtrat zëvendësues mund të blihen përmes SmartThings, Samsung.com dhe Shërbimet Elektronike Samsung.

Efikasitet i qëndrueshëm

Efikasitet i qëndrueshëm

Kompresor i përmirësuar me efikasitet të lartë

Mbajeni ushqimin e freskët në mënyrë konstante dhe kurseni energji. Struktura e përmirësuar e kompresorit me inverter dixhital dhe efikasitet të lartë do të thotë se inercia e tij është 4,1x më e lartë se ajo e kompresorëve ekzistues*, pra përdor më pak energji, veçanërisht kur mbahet në temperaturë konstante. Kompresori ka një garanci 20 vjeçare**.

* Bazuar në testimin e brendshëm krahasuar me kompresorët tradicionalë të Samsung S3. ** Garancia 20 vjeçare vlen vetëm për kompresorin (disponohen në mbarë botën me përjashtim të Amerikës Veriore).

Akses i përmirësuar

Në përputhje me standardet ADA

Përdorni frigoriferin me lehtësi dhe vetëbesim edhe nëse lëvizjet tuaja janë të kufizuara. Ekrani i brendshëm është në përputhje me standardet e Aktit të Amerikanëve me Aftësi të Kufizuara (ADA)*. Pra, komandat arrihen me shtrirjen e krahut dhe mund të përdoren me një dorë.

* Ekrani i brendshëm i frigoriferit ndodhet më poshtë se 44 inç (1,118 mm) nga fundi, dhe ngrirësi ndodhet më poshtë se 36 inç (914 mm) nga fundi, lartësi që është më e ulët se lartësia e një banaku të zakonshëm të kuzhinës.

Specifikimet

  • Lloji i ftohjes Ftohje e trefishtë
  • Totali bruto (litra) 646 ℓ

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.