

Kufjet ndryshojnë
mënyrën se si
e përjetoni tingullin.
Galaxy Buds+
SM-R175NZBAEUC
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Kufjet ndryshojnë
mënyrën se si
e përjetoni tingullin.
Prezantojmë Galaxy Buds+.
Kufjet tona të para me valë me altoparlant me 2 drejtime që ofrojnë
tingull nga AKG me alto të pasur dhe bas të thellë, një sistem me
3 mikrofona për telefonata të qarta si kristal dhe jetëgjatësi të lartë
baterie - gjithçka për një përvojë premium në dëgjim.
Tingulli i pasur dhe natyral tani zgjerohet me sistemin e ri dinamik me 2 drejtime të Galaxy Buds+ dhe drajverin e përforcimit. Basi i fuqishëm dhe notat e larta të qarta do t'ju bëjnë që të lëvizni sipas muzikës kudo që shkoni.
Bëni telefonata të qarta si kristal me cilësi zëri të pakrahasueshme me 2 mikrofonat inovativë të jashtëm që kapin zërin tuaj dhe e ruajnë nga zhurmat e sfondit.
Sistemi adaptiv Galaxy Buds+ me 3 mikrofona
sigurohet që të dëgjoheni përtej zhurmave shpërqendruese.
2 mikrofonat e jashtëm punojnë bashkë me mikrofonin e brendshëm
për të bllokuar tingujt rrethues kur jeni
në mes të një telefonate.
Kapni detajet e muzikës dhe videove tuaja në audion e balancuar dhe spacioze të krijuar nga AKG. Tingulli me cilësi të kënaqshme studioje është i pastër dhe natyral, dhe përmirëson dëgjimin e podkasteve, audiolibrave dhe telefonatave.
Luani muzikë pa u shqetësuar për jetëgjatësinë e baterisë. Përfitoni deri në 11 orë kohë dëgjimi të pandërprerë me një karikim të vetëm që zgjaten në 22 orë me kutinë e karikimit Galaxy Buds+.1
Rimbusheni baterinë tuaj në një karikues me valë të përputhshëm me teknologjinë Qi ose thjesht ndani në mënyrë praktike energjinë direkt nga telefoni juaj Galaxy. 2
Përdorni smartfonin tuaj për të kontrolluar se sa jetëgjatësi baterie ju ka mbetur në secilën prej kufjeve dhe kutinë e karikimit, që të dini se kur t'i karikoni.
Paketa elegante dhe kompakte e Galaxy Buds+ vjen në ngjyra të ndryshme me bishta dhe maja veshësh me përpunim të veçantë ergonomik që përshtaten në mënyrë komode në vesh për t'i mbajtur gjatë. Lëvizni pa u penguar duke dëgjuar muzikë me kufjet në vesh. 3
Zgjidhni se sa nga bota e jashtme doni që të lini të hyjë për të qëndruar i ndërgjegjshëm dhe i lidhur. Ngrini volumin e tingullit të Ambientit kur të keni nevojë të dëgjoni ambientin rrethues pa qenë nevoja të hiqni kufjet nga veshi.4
Lëvizni përmes listave të këngëve, përgjigjjuni telefonatave dhe rregulloni volumin me trokitje të thjeshta mbi kufjet tuaja. Personalizoni komandat tuaja të trokitjeve për më shumë kontroll dhe liri nga telefoni juaj.
Çiftoni kufjet tuaja Galaxy Buds+ në një hap të pandërprerë me pajisjet e përputhshme në llogarinë tuaj të Samsung Cloud. Nuk është nevoja të shkëputeni, lidhja e Bluetooth zhvendoset lehtë nga telefoni te tableti juaj ose te pajisjet e tjera Samsung.
Lidhni kufjet tuaja Galaxy Buds+ me një kompjuter me Windows 10 dhe mbaroni punën në shtëpi. Kufjet duhet të jenë në regjimin e çiftimit pranë një kompjuteri vetëm për t'u dalluar dhe për t'u çiftuar përmes Swift Pair. Prandaj është e thjeshtë dhe e lehtë që të punoni bashku edhe kur qëndroni të ndarë.6
Çiftojeni me pajisjet smart përmes Bluetooth-it. Përdorni aplikacionin Galaxy Wearable në Android dhe aplikacionin Galaxy Buds+ në iOS për të marrë maksimumin nga kufjet tuaja. 7
Shikuar së fundmi