Samsung pass
Ju jeni fjalëkalimi
Hyni shpejt çdo herë me Samsung Pass. Thjesht verifikojeni veten me të dhënat tuaja biometrike dhe do të identifikoheni në aplikacionet dhe shërbimet tuaja.
*Funksionet, veçoritë dhe aplikacionet e përputhshme të disponueshme për Samsung Pass mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin për shkak të mjediseve të ndryshme rregullatore dhe ligjore.
I thjeshtë dhe i sigurt
Shenja e gishtit
Samsung Pass është një ‘menaxhim i identitetit si një shërbim’, që mundëson mundësi përdorimi të sigurtë përmes vërtetimit biometrik.
*Funksionet, veçoritë dhe aplikacionet e përputhshme të disponueshme për Samsung Pass mund të ndryshojnë nga një vend në tjetrin për shkak të mjediseve të ndryshme rregullatore dhe ligjore.
Siguri e fuqishme.
Ndihmë komode
Samsung Pass është krijuar për të ofruar një mënyrë të sigurtë për të menaxhuar të dhënat tuaja. Kapërceni procesin e ndërlikuar të verifikimit dhe lëreni Samsung Pass t'ju udhëheqë në një rrugë të lehtë të konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave.
*Të dhënat e ruajtura brenda aplikacionit Samsung Pass ruhen nga Samsung Knox për të parandaluar rrjedhjet e informacioneve të çmuara.
*Të dhënat e ruajtura brenda aplikacionit Samsung Pass ruhen nga Samsung Knox për të parandaluar rrjedhjet e informacioneve të çmuara.
Identifikim super i thjeshtë, i bërë i kollajtë për ju
Mos mbani mend. Vërtetoni.
Identifikohuni vetëm me një prekje të shenjës së gishtit ose një skanim të shpejtë të syve tuaj. Vërtetimi i avancuar biometrik i Samsung Pass ju kursen telashin për të futur me dorë informacionin tuaj personal.
- *Plotësimi automatik i faqes në internet disponohet vetëm në Internet Samsung.
- *Funksioni i plotësimit automatik mbështet informacionin e identifikimit (ID/fjalëkalim, fjalëkalim për një herë) dhe informacionin privat (Adresa, Karta).
Identifikim më i sigurtë dhe më i lehtë me Passkey
Mbroni me Passkey sigurinë tuaj dixhitale nga hakimet e serverit dhe sulmet mashtruese (phishing), një zgjidhje e avancuar identifikimi pa fjalëkalim, e koduar nga të dhëna biometrike dhe kyçje të ekranit. Passkey-t tuaj mund të ruhen në mënyrë të sigurtë dhe të lehtë brenda Samsung Pass për t'u përdorur për identifikim me një gjurmë gishti.
- *Identifikimi i Passkey është i disponueshëm në aplikacione ose faqet në internet që mbështesin passkey-t.
- *Passkey mbështetet nga One UI 6 dhe më i ri.
Pёrdoreni kudo nё ekosistemin Samsung Pass
Të dhënat tuaja Samsung Pass mund të sinkronizohen mes pajisjeve, duke ofruar përvojë të ngjashme të plotësimit automatik në celular, TV dhe PC.
*Pajisjet që mund të përdoren mund të ndryshojnë në varësi të politikës së Samsung Pass. Samsung Pass mund të përdoret në pajisjet Samsung Galaxy, versioni 7 i Android OS (Nougat).
*Pajisjet që mund të përdoren mund të ndryshojnë në varësi të politikës së Samsung Pass. Samsung Pass mund të përdoret në pajisjet Samsung Galaxy, versioni 7 i Android OS (Nougat).
• Imazhet e pajisjes dhe ekranit janë simuluar për qëllime ilustruese.